Page 177 - Demo
P. 177
175Skulptura dhe August RodinParimet e impresionizmit u përhapën në gjithë Evropën, duke prekur madje edhe krijimtarinë e disa skulptorëve. Ky ndikim u bë i dukshëm në tematikë dhe formë, dhe u dha disa veprave një shprehje dhe ndjeshmëri tjetër. Skulpturat e para impresioniste u realizuan nga vetë piktorët si Degas dhe Renuar, për të marrë formë të plotë nga skulptorë të tjerë si August Rodin (Auguste Rodin) (1840-1917) e A. Burdel (A. Bourdelle) (1861-1929) apo skulptori italian Medardo Roso (Medardo Rosso) (1858-1928). Ai që la më shumë gjurmë në kohën e vet ishte padyshim skulptori francez August Rodin, i cili edhe sot shihet gjerësisht si një nga skulptorët më të rëndësishëm të gjitha kohërave. Një nga skulpturat e tij “Mendimtari” mbetet një nga simbolet e më të fuqishme të kohës në fjalë.Lexim vepre: “Balerina e vogël 14-vjeçare” (1881)Edgar Degas (1834-1917) ishte një piktor e skulptor francez. Që prej vitit 1880 ai nisi të realizonte skulptura impresioniste. Këto vepra, të modeluara në dyllë të pikturuar, ai i pasuronte me materiale të vërteta si flokë dhe copë për tutunë. Si një ndërthurje mes artit dhe realitetit ato befasuan mjaft bashkëkohësit e vet. I vetmi model që artisti paraqiti sa ishte gjallë ishte “Balerina e vogël 14-vjeçare”. Figura e modeluar në dyllë të pikturuar, ishte plotësuar me flokë të vërtetë, këpucë balerine, çorape dhe fundin karakteristik të balerinave, njohur si tutu. Kërkim informacioni në mënyrë individualeRoli i fotografisëNë gjysmën e parë të shek. XIX kërkimet e disa protagonistëve do të çonin në shpikjen e fotografisë. Ndërsa shumë artistë të asaj kohe e shihnin fotografinë si rivale të pikturës, impresionistët e panë këtë teknikë të re si një mjet ndihmës për të zhvilluar kërkimet e tyre si për sa i përket trajtimit të dritës, ashtu edhe nga këndvështrimi kompozicional. Bëj kërkime për të zbuluar se si pasqyrohet ndikimi i fotografisë në veprat impresioniste. Fig. 11. Roden, \1879-1889Fig. 12. Medardo Roso, \e artë\Fig. 13. Edgar Degas, \14-vjeçare\Kujt iu kundërvu realizmi dhe impresionizmi?Ku lindën dhe ku u frymëzuan ato?Përse shkaktoi skandal tabloja “Pikniku në bar” e Eduard Manet?Përshkruaj një vepër impresioniste.Verifiko njohuritë e tua

