Page 179 - Demo
P. 179
177Gogen në ishujt e Paqësorit Një nga protagonistët e tjerë të kësaj periudhe ishte padyshim Pol Gogen (Paul Gauguin) (1848-1903), piktori francez që bashkë me Van Gogun përforcuan imazhin e artistit vetmitar në kërkim të artit si formë e vetme jete. Por, ndryshe nga Van Gogu që largohej nga shoqëria për t’u strehuar në veprën e tij, Gogen braktisi familjen dhe botën e qytetëruar, për ta gjetur të vërtetën te jeta primitive e ishujve të Paqësorit. Atje ai vazhdoi atë që kishte nisur në Francë, një pikturë të mbushur me simbole e vizione, sa shpirtërore aq dhe ekzistenciale. Edhe pse ishte i formuar si impresionist, Gogen u shkëput nga tradita natyraliste e subjekteve të tyre si dhe nga stili piktorik. Subjektet e tij dukeshin më shumë si vizione, fillimisht me karakter fetar e më pas me imazhe nga realiteti primitiv e mistik i ishujve të Paqësorit. Imazhet e tij paraqiteshin të sheshtë, ngjyra shpesh hidhej e papërzier, ndërsa format thjeshtëzoheshin gjithnjë e më tepër duke ndërtuar kështu një stil unik. Këto imazhe, të ngarkuara shpesh me simbole pagane, shprehin raportin e përsosur të harmonisë mes njeriut dhe natyrës. Skulptura në fund të shekullit XIX Postimpresionizmi gjeti pak ose aspak formë shprehjeje në skulptorët e kohës. Ashtu si impresionizmi ai ishte një stil i lindur dhe i kushtuar gjinisë së pikturës. Sidoqoftë ndër të paktët skulptorë të kësaj kohe që vlen të përmenden ishte Aristide Maillol (1861-1944). Ky skulptor francez propozoi gati gjithnjë figurën femërore të ngjashme me stilin arkaik, ndërsa modelet e tij dallohen për linjat e rrumbullakosura dhe hijeshinë lakonike. Fig. 4. Pol Gogen, “Kur do të martohesh?”, 1892Fig. 5. Pol Gogen, \1899Fig. 6. Pol Gogen,”A je xheloze?”, 1892Fig. 7. Aristide Majol, \Fig. 8. Aristide Majol, \

