Page 181 - Demo
P. 181


                                    179Fillimi i shekullit XX ishte një maratonë e vërtetë stilesh dhe rrymash artistike. Disa prej tyre zgjatën si në kohë, ashtu edhe në ndikimin që patën, ndërsa disa të tjera u shuan më shpejt. Dy prej rrymave më të rëndësishme të kësaj periudhe ishin ekspresionizmi dhe fovizmi (fauves).Ekspresionizmi Ekspresionizmi ishte një nga lëvizjet e artit modern të fillim shekullit XX që fillimisht u përhap në Gjermani në poezi e pikturë. Subjekti trajtohej nga një këndvështrim shumë personal dhe shpërbëhej në mënyrë mjaft të dukshme për të rritur sa më shumë anën emocionale të veprës. Kjo lëvizje kërkonte të tregonte hapur gjendjen e brendshme dramatike të njeriut modern, të vetëdijshëm për mungesën e vlerave shpirtërore. Në pikturë kjo arrihej me thjeshtëzimin e formave dhe me përdorimin e ngjyrave kontrastuese, teksa subjekti trajtohej më shumë nga këndvështrimi emocional dhe jo siç ishte vërtet në botën reale. Në Gjermani ekspresionistët formuan grupimin “Ura” (Die Brucke) që donte të thoshte një urë drejt përvojave të reja. Përfaqësuesit e ekspresionizmit janë: Ernest Kirshner (Ernest Kirchner) (1880-1938), Erik Hekel (Erik Heckel) (1883-1970), Keti Kolvic (Kathe Kollëitz) dhe më vonë Emil Nolde (1867-1956), Oto Muler (Otto Muller) (1874-1930) e Oto Diks (Otto Dix) (1891-1969), ndërsa përtej kufijve u dalluan artistë si Mark Shagall (Marc Chagall), Oskar Kokoshka (Oscar Kokoschka) etj. Mes tyre dallohet dhe artisti norvegjez Eduard Mynç (Edward Munch) (1863-1944), i cili përcolli me veprat e tij raportin e vështirë psikologjik mes qenieve njerëzore, si dhe dimensionin e tyre ekzistencial. Vepra e tij më e famshme “Ulërima” është edhe sot një nga imazhet më të famshme të artit modern. Tek ekspresionistët është i dukshëm ndikimi i veprave të Van Gogut dhe të Gogenit.MËSIMI 28EKSPRESIONIZMI, FOVISTËT DHE SEÇESIONI VJENEZFig. 1. Gustav Klimt, \Fig. 2. Vasili Kandiski, \Fig. 3. Ernst Ludvig Kirshner, Fig. 4. Oskar Kokoshka, \\
                                
   175   176   177   178   179   180   181   182   183   184   185