Page 182 - Demo
P. 182


                                    180Fovistët dhe Matis Në dekadën e parë të shekullit XX postimpresionistët po korrnin frytet e famës së tyre. Ndërkohë një brez më i ri artistësh po tentonte të sillte me tablotë e tyre ngjyra shumë më të ndezura dhe subjekte të deformuara. Aq shumë u skandalizua publiku nga ky trajtim i ri artistik saqë i konsideroi ata fauves(egërsira), çka dhe vetë atyre i pëlqeu. Në krye të tyre ishte piktori francez Henri Matis (Henri Matisse) (1869-1954). Tabloja e tij më e famshme e kohës ishte “Hareja e jetës”, një tablo që dallohet për trajtimin e sheshtë të subjektit, konturimin e qëllimshëm, gati primitiv dhe ngjyrat e pastra. Me një thjeshtëzim dekorativ dhe ngjyra tejet të hareshme Matis do të vazhdonte të krijonte edhe në vitet në vazhdim, aq sa krijimtaria e tij mund të përmblidhet në linjë e ngjyrë në një sipërfaqe të sheshtë. Një nga tablotë e tjera të tij të famshme është dhe “Kërcimi”, ku pesë figura grash po kërcejnë në një rreth si himn i përjetshëm i dëshirës për të jetuar. Përfaqësues të tjerë të rëndësishëm të kësaj lëvizjeje janë Andre Derë (Andre Derain) (1880-1954), Mauris de Vlamink (Maurice de Vlaminck) (1876-1958) dhe Zhorzh Rua (Georges Rouault) (1871-1958).Seçesioni në Vjenë: KlimtNë Vjenë fryma simbolike mori formë në krijimtarinë e grupit të njohur si “Seçesioni Vjenez”, në të cilin bënte pjesë njëri prej artistëve më të famshëm të epokës, Gustav Klimt (1862-1918). Klimt u bë i famshëm për pikturat e tij monumentale, të realizuara sa në pëlhurë aq dhe në mure institucionesh. Vepra e tij e përqendruar në figurën e trupit femëror, ishte e ngarkuar me dekore të arta e motive floreale. Një prej veprave më të famshme të tij është vepra “Puthja”, që simbolizon bashkimin mes burrit dhe gruas Fig. 5. Eduard Mynç,\Fig. 6. Mark Shagall, \Fig. 7. Shem Soutin, \varur\Fig. 8. Henri Matise, \Fig. 9. Henri Matise, \Fig. 10. Gustav Klimt, \1907-1908
                                
   176   177   178   179   180   181   182   183   184   185   186