Page 183 - Demo
P. 183


                                    181në një ekstazë ornamentale. Pasuesi dhe nxënësi më i denjë i Klimtit ishte Egon Shiele (Egon Schiele) (1890-1918), një artist jetëshkurtër që la pas një numër të madh skicash tipike të ekspresionizmit austriak, ku figurat njerëzore paraqiten njëkohësisht në kontekstin erotik e ekzistencial. Lexim vepre: “Autoportret”, Egon Shile (1912) Ky ndoshta është autoportreti më i njohur i artistit austriak Egon Shile. E realizuar në një periudhë kur artisti po merrte pjesë në shumë ekspozita, vepra rrëfen vetëbesimin e artistit përballë publikut të tij. Në fakt ai sheh drejt shikuesit, duke demonstruar të gjithë arsenalin e tij artistik: linjën e shtrembër, kompozimin e ekuilibruar, ngjyrat e forta, pastoze e shprehëse dhe hetimin e thellë psikologjik mbi personazhin. Vepra u ekspozua në Mynih po atë vit së bashku me portretin e së dashurës së artistit Vali, vepër që u kthye në Vjenë (Leopold Museum) vetëm në vitin 2010, pasi u vodh nga nazistët gjatë luftës. Shile ende sot konsiderohet një nga artistët më të fuqishëm të shekullit XX. Fig. 11. Gustav Klimt, \1907-1908Fig. 12. Egon Shile, \Fig. 13. Egon Shile, \Cili ishte qëllimi i grupimit “Ura” (Die Brucke)?Çfarë ishte lëvizja artistike foviste dhe ku lindi ajo?Flisni për Matis dhe komentoni një vepër të tij.Cila ishte figura kryesore e “Seçesionit Vjenez”?Verifiko njohuritë e tuaKërkim informacioni në mënyrë individualeEkspresionistët eksperimentojnë me teknikën e ksilografisëTeknika e ksilografisë u bë një mjet krahasimi dhe shkëmbimi përvojash midis artistëve, çka çoi në përhapjen e stileve të ndryshme artistike në Evropë. Karakteristikat e kësaj teknike përqaseshin me shenjën artistike që kërkonin ekspresionistët për t’u dhënë më shumë forcë shprehëse figurave.Bëj kërkime mbi veprën e Keti Kolvic për të zbuluar se si kjo artiste i ka përdorur mundësitë shprehëse të kësaj teknike për të shprehur zemërimin ndaj realitetit. Fig. 14. Keti Kolvic, \
                                
   177   178   179   180   181   182   183   184   185   186   187