Page 185 - Demo
P. 185


                                    183Pikaso dhe BrakMë 1907 në Paris, piktori spanjoll Pablo Pikaso (Pablo Pikasso) (1881-1973) dhe ai francez Zhorzh Brak (Georges Braque, 1882-1963) i dhanë jetë kubizmit. I pari prej tyre, pas një faze të parë lirike, të njohur si periudha Blu, realizon në vitin 1907 tablonë “Zonjushat e Avinjonit”, një nga tablotë më të famshme të artistit dhe të të gjithë artit modern. Në të Pikaso ndërthur gjithçka nuk ishte bërë më parë, shkatërrimin e qëllimshëm të imazhit, si një masë xhamash të thyer. Si një shkatërrim metodik, ai synonte rindërtimin tredimensional të figurës. Si një hetim nga brenda mbi formën, kubizmi i Pikasos i frymëzuar si nga arti primitiv, ashtu edhe nga ai i Sezanit, do të kthehej në një nga rrymat që ndikoi më shumë artin e shek. XX. Bashkë me Brakun, ata e konsoliduan këtë formë krijimi, duke e pasuruar me subjekte e forma të reja, që me kalimin e viteve sollën nënndarjet e kubizmit, atë analitik e më pas atë sintetik. Ky i fundit ishte një përzierje objektesh, letrash e gjithfarë ngjyrash, duke krijuar një formë të re artistike të quajtur kolazh. Një nga veprat më të famshme të Pikasos është ajo e vitit 1937, e njohur si “Guernika”. Vepra tetë metra e gjatë dëshmonte ngjarjen tragjike të qytetit bask të Guernikës së bombarduar nga nazistët. Si një thirrje mbi tmerrin e luftës, piktura dhe sot përbën një nga shembujt klasikë të dhunës së shkaktuar nga njeriu mbi njeriun. Fig. 5. Pablo Pikaso, \Fig. 6. Xhorxh Brak, \Fig. 7. Pablo Pikaso, \me metronom dhe mandolin\Fig. 8. Pablo Pikaso, \Fig. 9. Pit Mondrian, \kuqe, blu dhe të verdhë, 1930Kubizmi i nisur nga Pikaso dhe miku i tij Brak, u ndoq nga shumë artistë të tjerë bashkëkohorë si Zhan Mecinger (Jean Metzinger), Juan Gris (Juan Griss) e Fernand Leger. Ndikimi i tyre u ndie gjatë në krijimtarinë e shumë artistëve të tjerë. I tillë ishte rasti i piktorit holandez Pit Mondrian (Piet Mondrian) (1872-1944). Ai, fillimisht, nisi të ndërtonte nëpërmjet linjës kubiste peizazhe dinamike, të cilat me 
                                
   179   180   181   182   183   184   185   186   187   188   189