Page 187 - Demo
P. 187
185Shekulli XIX solli pa dyshim ndryshime rrënjësore dhe në arkitekturën dhe dizajnin perëndimor. Të frymëzuara nga elementet e reja konstruktive si hekuri, betoni apo xhami, ndryshimet do të ishin aq radikale sa në hyrje të shekullit XX format arkitektonike do të ndryshonin përgjithnjë perceptimin e hapësirës, të formës dhe të objekteve utilitare. Arkitektura: Arti i Ri Arti i Ri (Art Nouveau) ishte një lëvizje kulturore dhe artistike që u zhvillua kryesisht në vitet 1890-1910. Ajo u përhap në të gjithë Evropën dhe u quajt Art Nouveau në Francë, Modern Style në Angli, Jungendstil në Gjermani, Modernismo në Spanjë, Liberty ose Stile floreale në Itali. Qëllimi i kësaj lëvizjeje ishte shkëputja nga tradita shumëvjeçare për një stil dhe elegancë të re. Ky stil dukej se i përkiste pjesës së re të shoqërisë, borgjezisë së lartë, që tashmë zotëronte financa të mjaftueshme për të sanksionuar stilin e vet të jetesës. Ai u përhap në arkitekturën dekorative, interior dhe artet e aplikuara dhe u përqendrua shpesh dhe në objektet e së përditshmes, si kundërpërgjigje ndaj prodhimit pa shije në seri. Ky lloj stili, frymëzimin e kërkonte tek klasicizmi, gotiku, natyra, dekori floreal, simetria dhe gjeometrizmi, duke i kombinuar ato pareshtur. Disa nga personazhet kryesore të arkitekturës moderne ishin Antoni Gaudi në Barcelonë, Oto Vagner (Otto Wagner) dhe “Seçesioni Vjenez” në Austri, Ç. R. Makintosh (C. R. Mackintosh) në Glasgou, Lui Sallivan (Louis Sullivan) dhe Frenk Lojd Rajt (FrankLloyd Wright) në Çikago, Viktor Horta (Victor Horta) në Bruksel etj. Të gjithë këta arkitektë përdorën gjuhë të ndryshme shprehëse si: ekspresionizmin, futurizmin, racionalizmin, apo funksionalizmin. Baza e tyre ishte studimi i funksioneve që do të kryheshin në brendësi të ndërtesës, nga ku varej forma, e cila e çliruar nga dekoret, duhej thjeshtëzuar sa më shumë të ishte e mundur.MËSIMI 30ARKITEKTURA MODERNE, BAUHAUSI DHE ABSTRAKSIONIZMI Fig. 1. Antoni Gaudi, \Batlo\Fig. 2. Shtëpitë Mejor Taun nga Viktor Horta, BrukselFig. 4. Shembull i dizanjit të një dritareje nga Frank Lloid RajtFig. 3. Fasadë Art Nouveau në Barcelonë

