Page 188 - Demo
P. 188


                                    186Stili Bauhaus dhe Le KorbusierBauhaus ishte shkolla e arteve të aplikuara, e arkitekturës dhe e dizajnit industrial që u krijua në Vajmar të Gjermanisë në 1919. Themeluesi, Valter Gropius (1883-1969), propozoi një objektiv të dyfishtë, sipas të cilit:Artet pamore duhet të çliroheshin nga karakteri dekorativ që morën gjatë shekullit XIX.Nuk duhet të ketë dallim midis artit, artizanatit dhe prodhimit industrial. “Nuk ka asnjë dallim thelbësor midis artistit dhe artizanit”, shkruan ai në programin e shkollës. Gropius ua besoi mësimdhënien në këtë shkollë artistëve dhe arkitektëve të rëndësishëm, si: Pol Kle (Paul Klee), Vasili Kandinski, L. M. Van der Rohe, Pit Mondrian, Theo Van Doesburg, Kazimir Malevic.“Bauhaus” luajti një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e arteve, duke ndikuar mbi arkitekturën, dizajnin dhe artet pamore, deri në dhjetëvjeçarët e fundit të shekullit XX. Kjo shkollë krijoi një metodologji të re të projektimit në art, arkitekturë e dizajn dhe afirmoi rëndësinë e artit në rritjen e cilësisë së jetës. Shkolla u sulmua nga regjimi nazist dhe u detyrua të transferohej në Desao, mandej në Berlin, ku u mbyll nga regjimi nazist, më 1933.Përveç shkollës gjermane, i rëndësishëm ishte dhe ndikimi i arkitektit dhe urbanistit zviceran Le Korbusier (Le Corbusier) (1887-1965). Ai ofroi ide të reja për arkitekturën funksionale dhe padyshim është një nga personalitetet më të rëndësishme të arkitekturës. Sipas tij, organizimi i hapësirave dhe shpërndarja e mjediseve duhet të projektohen duke u nisur nga nevojat e njeriut. Ai sugjeroi përdorimin e betonit në ndërtim, çka ulte shpenzimet në arkitekturën e banesave për shtresën e mesme të shoqërisë. Ndikimi i tij u shtri bindshëm dhe në planet urbanistike të kësaj shtrese, duke ofruar një këndvështrim të ri për kohën. Një nga format më mbresëlënëse të arkitekturës së tij është ndërtesa “Kapela Notre-Dame-du-Haut” që u ndërtua në fillim të viteve ’50 në Francën Jugore.AbstraksionizmiNë të njëjtën periudhë, bashkë me të gjitha lëvizjet e tjera artistike si kubizmi e fovizmi, u zhvillua dhe Arti abstrakt, i cili kërkonte të eliminonte çdo referim ndaj realitetit. Ai propozonte forma të thjeshta, të lira ose gjeometrike dhe ngjyra të pastra që kompozohen pa u lidhur me figurën së cilës i përkasin. Dy prej nismëtarëve të kësaj lëvizjeje ishin Vasil Kandinski (1866-1944) dhe Pol Kle (1870-1940), të cilët mes viteve 1911-1914 Fig. 5. Poster i lëvizjes Bauhaus, 1923Fig. 6. Ndërtesë Bauhaus Fig. 7. Le Korbusier, \Fig. 8. Vasili Kandinski, \
                                
   182   183   184   185   186   187   188   189   190   191   192