Page 189 - Demo
P. 189


                                    187formuan grupin “Kalorësi Blu” (Der Blue Reiter). Ata u nisën nga përvoja ekspresioniste, për të rinovuar gjuhën artistike e për t’u çliruar nga imitimi i botës reale. Lexim vepre: Arkitektura e Antoni Gaudi “Arti i ri” në Spanjë mori formë nga personaliteti i Antoni Gaudi (1852-1926), i cili e përqendroi krijimtarinë e tij në zonën e Katalonisë, sidomos në qytetin e Barcelonës. Stili i tij arkitektonik ishte tejet dekorativ, e mjaft personal, si një botë e materializuar ëndrrash. Ndërtesat e tij me motive të shumta floreale, neogotike, forma organike, zhvillohen me zhdërvjelltësi shumë larg imazhit klasik të një ndërtese duke e futur vizitorin në një botë vizioni sa të vërtetë aq dhe përrallor. Veprat kryesore të tij janë: “Shtëpia Batlo” (1904-1906), “Shtëpia Mila” (1906-1908) dhe “Familja e shenjtë” (1883 e pambaruar). Duke ndjekur formën, në to kombinohen pafund elemente të drurit, të xhamit, të qeramikës e të hekurit të rrahur, duke ofruar kështu një përshkrim emotiv unik. Kërkim informacioni në mënyrë individualeForma dhe rëndësia e elementeve të gjuhës pamore Në një kompozim abstrakt figurat nuk vendosen rastësisht. Pozicioni i tyre, përmasat, marrëdhëniet reciproke krijojnë ekuilibër. Teoritë e tij mbi artin abstrakt Kandinski i hodhi në dy shkrime: “Shpirtërorja në art” dhe “Pika, linja, sipërfaqja”. Ai shpjegoi se elementet e artit mund të realizohen nëpërmjet kombinimeve me forma dhe ngjyra të tjera. Në shkrimet e tij ai foli edhe për tingullin e formave dhe të ngjyrave.Fig. 9. Pol Kle, \Fig. 10. Franc Mark, \blu\Fig. 11. Antoni Gaudi, \brendshmeFig. 12. Antoni Gaudi, \Fig. 13. Antoni Gaudi, \shenjtë\Çfarë ishte arkitektura moderniste dhe në ç’rrethana lindi ajo?Përmendni disa nga etiketimet e artit të ri në vende të ndryshme.Çfarë ishte stili bauhaus dhe ku u zhvillua ai?Çfarë synonte arti abstrakt? Përmendi disa nga protagonistët e kësaj rryme. Verifiko njohuritë e tuaMblidh material për teorinë e Kandinskit dhe veprat që ai ka realizuar.Krijo një kompozim abstrakt duke u mbështetur në teorinë e Kandinskit dhe veprën e tij. (Kujto “funksionet shprehëse të vijës” fq. 22, dhe “cilësitë shprehëse të ngjyrës” sipas Kandinskit në fq. 35)
                                
   183   184   185   186   187   188   189   190   191   192   193