Page 19 - Demo
P. 19
17Verifiko njohuritë e tuaFig. 7Figurat e mbivendosura në këtë vepër zhvillohen në mënyrë ritmike, me tonalitete të çelëta dhe duket sikur burojnë nga sfondi i errët. Shpërndarja e formave ornamentale dhe përsëritja e ngjyrave krijojnë harmoni. Interpretimi. Rendisim cilësitë shprehëse. Mënyra se si janë organizuar elementet, krijon qartësinë e një fraze muzikore në arrati. Format që duken sikur dalin nga sfondi i errët ngjajnë si nota muzikore në rritje. Secila prej tyre të jep përshtypjen se përfaqëson një vegël muzikore dhe të gjitha së bashku formojnë një orkestër harmonike. Gjykimi. Cilësitë estetike që përmban kjo vepër janë: organizimi i elementeve dhe cilësitë shprehëse. Ajo ka vlera për mënyrën harmonike të organizimit të elementeve dhe për emocionet e papritura që shkakton te shikuesi. Objekti nuk paraqitet në mënyrë reale, pasi është një pikturë abstrakte.VEPRIMTARICilat janë tri teoritë estetike më të diskutuara nga kritikët e artit?Çfarë është imitacionalizmi?Krahasoni dhe bëni dallimin midis formalizmit dhe emocionalizmit.1. Teoritë estetike Përdor njohuritë e tua: Përzgjidh një vepër arti nga libri. Tregojua të paktën tre njerëzve jashtë klasës. Pyeti ata nëse e pëlqejnë këtë vepër. Kërkoju të të shpjegojnë pse e pëlqejnë ose jo. Klasifiko përgjigjet e tyre duke iu referuar tri teorive të artit: imitacionalizmit, formalizmit dhe emocionalizmit. 2. Gjyko objektet funksionaleNëpërmjet kritikës së artit mund të bësh edhe gjykimin e objekteve funksionale, si: veshje, këpucë, makinë etj. Në kritikën e objekteve të artit ndiqen dy hapat e parë, përshkrimi dhe analiza. Në hapin e tretë, interpretimin, duhet pasur parasysh qëllimi dhe funksioni e objektit. Në hapin e katërt, gjykimin, duhet pasur parasysh nëse objekti funksionon. Objekti mund të duket i bukur, por nëse nuk është i rehatshëm në përdorim, pra nëse nuk e kryen funksionin e tij, nuk është i suksesshëm. Shembull: Këto karrige shfaqen shumë të këndshme për syrin për sa i përket dizajnit, por a janë ato të suksesshme, për sa i përket funksionit (fig. 6, 7)? Për ta zbuluar këtë duhen mbledhur të dhëna mbi cilësitë e tyre funksionale.Fig. 6

