Page 190 - Demo
P. 190
188Shekulli XX, si asnjë shekull tjetër, ishte i paracaktuar të ndryshonte mënyrën e të jetuarit, të të menduarit e të të bërit art, nga dekada në dekadë në mënyrë gjithnjë e më të shpejtë dhe të vrullshme. Në të lëvizjet artistike shoqërojnë ose zëvendësojnë njëra-tjetrën si në një vorbull marramendëse idesh e platformash sa filozofike, aq dhe artistike. Disa prej lëvizjeve që morën formë pikërisht në fillim të tij ishin dadaizmi, futurizmi dhe surrealizmi që synonin pikërisht shndërrimin e optikës së të bërit dhe të të kuptuarit të artit.Dadaizmi dhe Marsel Dushamp Pasuesit e parë të Dushamp, do të ishin grupi Dada. I themeluar në Zyrih, e më pas i përhapur në Berlin. Grupi promovonte vlerat e “anti-artit” si formë rebelimi ndaj kushteve social-politike. Promovuesi kryesor i tyre ishte Tristan Cara (Tristan Tzara) (1896-1963), një estet që shoqëroi veprat e shumë artistëve si: H. Ball, H. Arp, R. Hausman (R. Hausmann), G. Groz, K. Shuiters (K. Schwitters) etj. Veprimet e tyre kishin të bënin me lexime publike e demonstrime artistike, ndërsa veprat e tyre ishin kolazhe e instalacione ku ndërthureshin imazhe politike e kulturore të kohës. MËSIMI 31DADAIZMI, SURREALIZMI DHE FUTURIZMI Fig. 1. Rëne Magrit, \Fig. 2. Marsel Dushamp, \Fig. 4. \\Fig. 5. Raul Hausman \Fig. 3. Marsel Dushamp, \Marsel Dushamp (Marcel Duchamp) (1887-1968) pak para Luftës I Botërore propozoi pikturën e tij të parë të rëndësishme, “Nudo duke zbritur shkallët” (1912), një pikturë kubiste mjaft dinamike. Por vetëm një vit më vonë ai do të niste një rrugëtim që do ta shndërronte atë në një nga personazhet më të rëndësishëm të shek. XX. Në fakt ai nisi të ekspozonte objekte të tilla si: një rrotë biçiklete, një lopatë borëpastruese, apo një VC, të cilave shpesh u vinte tituj pa kuptim, duke ngritur mjaft debate mbi arsyen dhe gjestin artistik. Këto objekte më vonë do të quheshin readymade, pra objekte të gatshme. Duke bërë këtë Dushampi hapi një debat të gjerë mbi kuptimin e artit, strukturën dhe vlerën e tij estetike. Ai shprehej se çdo objekt mund të jetë art, mjaft që ai të përzgjidhet nga artisti si i tillë. Edhe pse në fillim ai u konsiderua si dhunues i artit të vërtetë, diskutimi i tij do të revolucionarizonte kuptimin e lirisë krijuese për të gjithë brezat që do të vinin.

