Page 191 - Demo
P. 191
189Surrealizmi dhe Salvador Dali Surrealizmi u përhap në Evropë duke filluar nga viti 1924, kur u publikua “Manifesti i surealizmit” nga Andre Breton (1896-1966). Këtu u përfshi arti figurativ, letërsia, teatri, kinemaja. Surrealistët synonin të kishin si temë qendrore të veprave të tyre mendimin e pandërgjegjshëm, atë që nuk i bindet arsyes dhe që është i çliruar nga çdo kufizim moral apo estetik. Si e tillë kjo lëvizje u përkrah nga shumë artistë, të cilët sollën secili formën e vet të pandërgjegjshmes, si në një botë ëndrrash personale. Më i njohuri mes tyre ishte Salvador Dali (1904-1989), një piktor spanjoll egocentrik dhe mjaft i talentuar. Veprat e tij, sot të famshme në të gjithë botën, paraqesin imazhe ku shpaloset një botë fantazie, luksi, erotike e personazhesh të çuditshme në një peizazh të zbrazët. Vepra e tij më e famshme “Vazhdimësia e Kujtesës”, tregon një bregdet ndjellës, ku disa orë shfaqen të varura si mohim i arsyes mbi kohën.Artistë të tjerë të rëndësishëm të rrymës surrealiste ishin dhe Andre Mason (Andre Masson), Maks Ernst (Max Ernst), Men Rej (Man Ray), Iv Tangi (Yv Tangi), Rene Magrit (Rene Magritte) dhe Joan Miro, ndërkohë kjo rrymë përfshiu dhe shumë intelektualë të tjerë regjisorë, poetë, dramaturgë etj. Futurizmi dhe shpejtësia e makinaveFuturizmi ishte një lëvizje artistike që lindi në Itali në dekadën e parë të shek. XX. Ai u themelua nga F. T. Marineti (1876-1944), i cili me pasionin e shfrenuar për shpejtësinë, teknologjinë i ktheu objektet si avioni, makinat apo qytetet industriale në altarin e ri të frymëzimit artistik. Edhe pse kjo lëvizje nisi dhe u zhvillua në Itali, pati mjaft ndikim edhe në shumë artistë në Rusi dhe Angli. Ndikimi i futurizmit ishte aq i madh sa për të u zhvilluan traktate të mirëfillta në disa mediume si pikturë, skulpturë, muzika, dizajn, letërsi, film, arkitekturë, madje dhe gatim. Disa nga përfaqësuesit kryesorë të tij ishin: U. Boçoni (U. Boccioni), K. Kara (C. Carra), Xh. Severini (G. Severini), Xh. Bala (G. Balla), A. Sant Elia etj. Fig. 6. Salvador Dali,“Vazhdimësia e Kujtesës”, 1931 Fig.7. Joan Miro, \Fig. 8. Maks Ernst, \1923Fig. 11. Umberto Boçoni, %unike të vazhdimësisë në hapësirë\Fig. 9. Gino Severini, \Fig. 10. Umberto Boçoni, \Hieroglifë të Bal Tabarin\

