Page 192 - Demo
P. 192


                                    190Lexim vepre: Manifesti si formë e shprehjes artistikeManifesti është një program i shkruar idesh mbi politikën, filozofinë, shkencën apo artin. Manifesti i parë artistik është “Manifesti simbolist”, i shkruar në vitin 1886, nga Zhan Moreas (Jean Moreas).Në fillim të shekullit XX manifestet u kthyen në një formë tipike për të shprehur idetë artistike. I pari ishte ai i futuristëve në vitin 1909, ku F. T. Marineti i dha formë filozofisë së futuristëve, duke mohuar traditën, vlerësoi shpejtësinë e makinave, forcën e strukturave industriale. Në pak kohë ai u pasua nga manifesti i kubizmit (1913) shkruar nga A. Gleizes e J. Metzinger dhe ai dadaizmit (1918) shkruar nga Tristan Cara. Në vitet ’20 ishte radha e manifestit të surrealistëve (1924) të shkruar nga Andre Breton, për t’u pasuar në periudhën e pas luftës nga ai i grupit Fluksus (Fluxus), (1961). Në vitet ’90 manifestet u pasuan nga “Dogma ’95”, e shkruar nga regjisori i famshëm Lars von Trier, për t’u trashëguar si tendencë deri në ditët tona. Kërkim informacioni në mënyrë individualeNjë dhomë dhe objektet e sajRene Magrit (1898-1967) u bë pjesë e lëvizjes surrealiste më 1925, pasi ndoqi për ca kohë zhvillimet artistike në lëvizjen metafizike. Në veprat e tij ai paraqet me saktësi objekte nga bota reale, por i bashkon ato në një mënyrë absurde, duke krijuar efekte të çuditshme dhe çorientuese për shikuesin. Fig. 12. Manifesti i dadaizmit Fig. 13. Manifesti i futurizmit Fig. 14. Manifesti i surrealizmitCili ishte qëllimi i artit dada?Cilat janë karakteristikat e surrealizmit dhe përfaqësuesit e tij kryesorë?Ku lindi futurizmi dhe çfarë predikonte ai?Verifiko njohuritë e tuaVëzhgo me vëmendje veprën “Vlera personale” të Magrit dhe ndiq hapat e kritikës së artit për të mësuar më shumë mbi këtë vepër. Bëj kërkime mbi artistin Rene Magrit për të kuptuar më shumë rreth veprës së tij.Fig. 15. Rene Magrit, \
                                
   186   187   188   189   190   191   192   193   194   195   196