Page 193 - Demo
P. 193


                                    191Në kapërcim të shekujve XIX-XX Shqipëria ishte në kërkim të identitetit të vet sa si shtet, aq edhe si komb. Artistët e pakët të kësaj periudhe lëkunden mes komercializmit dhe një arti realist me frymë kombëtare, duke u shkëputur krejtësisht nga e kaluara e shekujve nën Perandorinë Osmane. Marubi dhe fotografia në Shqipëri në mesin e shek. XIXTë parët që propozuan imazhe të vërteta nga realiteti i kohës ishin fotografët. I pari mes tyre ishte Pjetër Marubi (1834-1903), një italian i ri që e solli teknologjinë e fotografisë në Shkodër rreth vitit 1850. Ai me fotografitë e tij zbuloi për herë të parë se ç’pamje kishte peizazhi, qyteti, dhe banorët e Shkodrës. Ai ofroi një shëmbëlltyrë të vërtetë të realitetit të kohës. Në këtë mënyrë u thye përfundimisht tradita shekullore e artit fetar si i vetmi art në realitetin shqiptar. Pas tij shumë fotografë të tjerë sidomos pas shpalljes së Pavarësisë, u shtuan gati në çdo qytet të Shqipërisë. Disa prej tyre ishin Kel Marubi (1870-1940), djali i birësuar i Pjetrit, fotografi korçar Kristaq Sotiri (1883-1970), Shan Pici, Dedë Jakova, Ymer Bali, etj. Arkitektura mes frymës italiane dhe asaj shqiptareNdërkohë në fillim të shekullit XX, në shumë qytete të Shqipërisë, po ndryshonte dhe arkitektura e banesave dhe ndërtesave institucionale. Disa arkitektë vendas si Kolë Idromeno (1860-1939), Kristo Sotiri, Qemal Butka etj., ofruan një arkitekturë të rinovuar, larg frymës tradicionale të banesës popullore qytetare. Ata u frymëzuan nga arkitektura e kohës në perëndim dhe nga qytete të tjera të mëdha të Ballkanit, duke u dhënë qyteteve shqiptare një frymë të re mjaft perëndimore. Një shembull klasik i saj mund të shijohet ende sot në pedonale në Shkodër, apo në vilat e bulevardit “Republika” në Korçë. MËSIMI 32ARTI NË SHQIPËRI NË GJYSMËN E PARË TË SHEK. XXFig. 1. Kolë Idromeno, \shkodrane\Fig. 3. Dedë Jakova, \Fig. 4. Kel Marubi, \bajraktari i Shalës\Fig. 5. Pamje nga Sheshi Skënderbej, 1930Fig. 2. Pjetër Marubi, \
                                
   187   188   189   190   191   192   193   194   195   196   197