Page 194 - Demo
P. 194
192Ndërkohë që prej viteve ’30 në Tiranë do të ngriheshin një sërë ndërtesash nga arkitektë italianë të pajtuar nga qeveria e mbretit Zog. Fillimisht u dalluan arkitektë si F. di Fausto, autor i kompleksit të ministrive dhe V. Morpurgos autor i bankës kombëtare. Më tej në vitet e pushtimit u dallua Gerardo Bozio (Gherardo Bosio) si autor i ndërtesave rreth sheshit “Nënë Tereza”, atëherë të njohur si sheshi “Litorio” i kryeministrisë, i bulevardit etj.Piktura shqiptare në gjysmën e parë të shek. XXPiktura nuk vonoi shumë të ndiqte rrugën realiste të fotografisë. Në fakt disa nga fotografët e parë të mesit të shek. XIX ishin njëkohësisht edhe piktorë. Një prej tyre, Kolë Idromeno do të themelonte pikturën realiste shqiptare rreth vitit 1880 në Shkodër, kohë kur realizoi dhe një nga veprat e tij më të mira, “Motra Tone”, e cila pasqyron motrën e artistit me kostum tradicional, teksa pozon. Vepër tjetër e autorit është “Dasma Shkodrane” me temë fetare, por me trajtim realist. Përveç Idromenos në Shkodër u dallua dhe piktori Simon Rrota (1887-1961), i cili trajtoi pothuaj vetëm tema nga qyteti i tij, si: personazhe të kohës në rrugë, pamje karakteristike të Shkodrës etj. Piktorë të tjerë të rëndësishëm kishte dhe në qytetin e Korçës, siç ishte rasti i Vangjush Mios (1891-1957), i cili mund të konsiderohet dhe si peizazhisti i parë i artit shqiptar, pasi pjesën më të madhe të karrierës së tij ia kushtoi kësaj gjinie. Artistët të tjerë të rëndësishëm sidomos përgjatë viteve ’30-‘40 ishin Zef Kolombi, Sadik Kaceli, Abdurrahim Buza etj. Fig. 6. Kolë Idromeno, \Fig. 7. Qemal Butka, \Nënës Mbretëreshë\Fig. 8. Kole Idromeno, \Fig. 9. Vangjush Mio, \Fig. 10. Sadik Kaceli, \Fig. 11 Abdurrahim Buza, \

