Page 195 - Demo
P. 195
193Paskali dhe skulptura në vitet ‘30Deri në fund të viteve ’20 skulptura shqiptare ishte prekur vetëm në mënyrë autodidakte nga skulptori Murat Toptani, por në vitet ’30 Odhise Paskali (1903- 1985) e ngriti gjininë e saj në një nivel shumë më të lartë. Pas studimeve në Itali ai filloi të realizojë disa skulptura kavaleti, ku dallon “I urituri“ vepër e vitit 1924, e frymëzuar nga vuajtjet e popullsisë çame në ullishtat e Vlorës. Ai krijoi një seri veprash monumentale si “Luftëtari Kombëtar” e “Themistokli Gërmenji”, në Korçë, “Çerçiz Topulli”, në Gjirokastër dhe “Flamurtari” në Vlorë. Paskali konsiderohet edhe sot themeluesi i skulpturës monumentale në historinë e artit shqiptar dhe skulptori më i mirë i shekullit të XX. Kërkim informacioni në mënyrë individualeHistoria përmes imazheve fotografike të fototekës “Marubi”Lexim vepre: “Rrugët e jetës”Kryevepra e kësaj periudhe e realizuar nga Kolë Idromeno më 1896, edhe sot në gjendje të mirë, është tabloja “Rrugët e jetës”. Tabloja është një kalvar njerëzor i kompozuar në dy linja kryesore, që lakohen në drejtime të kundërta. Në të ilustrohet gjyqi i fundit sipas versionit të krishterë, por me personazhe shqiptare të kohës. Skena zhvillohet në një mal, ku dallohet qartë një masë e madhe njerëzish që dynden drejt portës së ngushtë të parajsës dhe asaj të gjerë të ferrit, për të shkuar secili sipas hakut të tij, në vendin që i takon. Është një gjyq i fundit, që në fakt tregon për shoqërinë shqiptare nëpërmjet personazheve tipike të kohës.Fig. 12. Odhise Paskali, \Fig. 13. Odhise Paskali, \Fig. 15. Kolë Idromeno, \Fig. 14. Odhise Paskali, \Si erdhi fotografia në Shqipëri dhe ç’rëndësi pati ajo?Përmendni disa nga emrat e arkitektëve shqiptarë dhe atyre italianë, si dhe disa nga ndërtimet e tyre.Cilët ishin pionierët e pikturës realiste në Shqipëri dhe çfarë temash trajtuan ata?Flisni për Paskalin dhe përmendni disa nga veprat e tij kryesore monumentale.Verifiko njohuritë e tua Fotografitë i vlerësojmë si për realizimin teknik, ashtu edhe për këndvështrimin dhe gjuhën artistike të përdorur. Veç kësaj, fotografia është një dokument figurativ me vlera të jashtëzakonshme për shoqërinë njerëzore që nga lindja e saj deri më sot. Fototeka “Marubi” ruan në arkivin e saj dokumente fotografike me vlera të mëdha artistike dhe historike. Bëj një kërkim në faqen zyrtare të kësaj fototeke për të zbuluar dhe kuptuar momente historike të tilla si: ngjarje të rëndësishme të historisë, njerëz të zakonshëm e personalitete, mënyrën e tyre të veshjes, peizazhe etj.

