Page 196 - Demo
P. 196


                                    194Pas Luftës së Dytë Botërore çdo sferë e jetës u vu nën ndikimin politik dhe ideologjik të partisë komuniste që doli fituese nga lufta. Arti nuk mund të bënte përjashtim nga kjo. Si rrjedhojë çdo artist u kthye në propagandues të linjës zyrtare të partisë-shtet. Vitet e para të pasluftës dhe ndërtimi i institucioneve të artit, vitet ’50-‘60 Që në vitet e para shteti përcaktoi vijën që duhet të ndiqte arti. Ai duhet të ishte realist dhe në shërbim të ideologjisë shtetërore si mjet i qartë propagandistik dhe si i tillë duhej të ilustronte momente nga ndërtimi i socializmit, imazhe të liderëve komunistë, ato nga lufta nacional-çlirimtare. Fillimisht u ngritën institucionet e para, si Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, liceu artistik, ndërsa shumë artistë të shkolluar në Perëndim u angazhuan në ilustrimin e një arti politik. Disa prej tyre ishin F. Stamo, S. Kaceli, N. Zajmi, A. Cangonji. Njëkohësisht një pjesë e nxënësve më të dalluar u dërguan të studionin në vendet e ish-bllokut sovjetik. Ishin pikërisht këta studentë që importuan parimet e realizmit socialist në vend, metodë artistike që dominoi sferën kulturore nga fillimi i viteve ’60 deri në rënien e komunizmit. Disa prej tyre si S. Shijaku, G. Madhi, V. Kilica, M. Dhrami, Z. Shoshi, K. Rama. J. Keraj shënuan formën që do të merrte arti figurativ shqiptar. Veprat e tyre dallohen nga kompozime figurative imponuese, muskulatura e theksuar dhe gjeste teatrale. E gjithë kjo do të shoqërohej nga investime masive shtetërore, që do të sillnin zhvillimin e shumë gjinive artistike në vend, një pjesë e madhe e të cilave lëvroheshin për herë të parë.MËSIMI 33ARTI NË SHQIPËRI NËN REGJIMIN KOMUNIST Fig. 1. Sali Shijaku, \1966Fig. 3. Sali Shijaku, \Fig. 2.Nexhmedin Zajmi, \Nacional Çlirimtare\1952
                                
   190   191   192   193   194   195   196   197   198   199   200