Page 197 - Demo
P. 197


                                    195Vitet e liberalizmit dhe pranvera e artit shqiptarNë fund të viteve ’60 dhe fillim të viteve ’70, në Shqipëri do të frynte një erë liberalizmi, ashtu si në shumë vende perëndimore. Si një frymë e përhapur dhe e lejuar nga shteti për disa vite, ajo u shpërnda në çdo sferë të jetës, ndërsa në art ndikoi më shumë në gjininë e pikturës. Në këtë periudhë disa artistë të rinj guxuan më shumë për të ofruar një art ndryshe, i cili nuk cenonte temën, por formën e saj. Të konsideruar si formalistë në vitin 1973 disa prej tyre u burgosën, një pjesë u dërguan në punë të rëndomta, ndërsa shumë të tjerë u larguan në qytete të tjera. Dy nga veprat që morën më shumë vëmendje në këtë periudhë ishin “Epika e Yjeve të Mëngjesit” e E. Gjergos dhe “Mbjellja e pemëve” e E. Hilës. Pas kësaj periudhe arti në Shqipëri u fut në një periudhë ideologjizmi të tejskajshëm ku frika dhe censura u bënë pjesë e së përditshmes. Deri në mesin e viteve ’80 kjo atmosferë nuk ndryshoi, por pas vdekjes së diktatorit në vitin 1985, do të rifillonte një periudhë tjetër rizgjimi që do të kulmonte me rënien e regjimit. Metoda e realizmit socialist, piktura dhe skulptura monumentaleRealizmi socialist funksionoi i bazuar në tematika të qarta mbi të cilat artisti duhet të interpretonte duke mos dalë prej rregullave të përcaktuara stilistike. Disa prej këtyre temave ishin njeriu i ri, portreti i udhëheqësit (diktatorit), tema historike, mirëqenia socialiste, peizazhi industrial, uniteti ushtri e popull, emancipimi i gruas etj. Përgjatë këtyre viteve, përveç piktorëve të sipërpërmendur u dalluan dhe F. Haxhiu, I. Lulani, D. Jukniu, I. Sulovari, N. Bakalli, P. Kokushta, etj. në grafikë e ilustrim u dalluan P. Mele, G. Leka, në skenografi A. Zajmi e Sh. Hysa etj. Ndërsa në skulpturë u dalluan O. Paskali, J. Paço e A. Manon, të cilët realizuan së bashku monumentin e Skënderbeut në Tiranë. Që nga mesi i viteve ’60 skulptura nisi të merrte gjithnjë e më shumë karakter monumental me figura gjithnjë e më të mëdha. Ndër të tjerë u dalluan tre skulptorët Sh. Hadëri, K. Rama e M. Dhrami, të cilët realizuan “Monumentin e Pavarësisë” në Vlorë dhe atë “Nënë Shqipëri” në Varrezat e Dëshmorëve, si dhe skulptorët P. Çuli, H. Dule Th. Thomai etj. Fig. 4. Edi Hila, “Mbjellja e pemëve”, 1971Fig. 5. Vilson Kilica, \Fig. 6. Ismail Lulani, \Fig. 7. Danish Jukniu, \elektrik\Fig. 8. Fatmir Haxhiu,\parë\Fig. 9. Petro Kokushta, \1979Fig. 10. Pandi Mele, \Fig. 11. Gazmend Leka, \
                                
   191   192   193   194   195   196   197   198   199   200   201