Page 198 - Demo
P. 198


                                    196Leximi i veprës: “Epika e yjeve të mëngjesit” nga Edison Gjergo Kërkim informacioni në mënyrë individualeArtistë bashkëkohorëBashkë me ndryshimet politike që ndodhën në vendin tonë mbas vitit 1991, ndryshoi edhe qëndrimi mbi artin. Artistët filluan të orientohen drejt kërkimeve të reja në art, shpesh edhe si një nevojë për të rifituar kohën e humbur gjatë diktaturës. Urat lidhëse, që u vendosën me artin perëndimor bashkëkohor gjatë këtyre viteve, ndikuan në orientimin e shumë artistëve drejt formave të reja të shprehjes në art. Disa prej këtyre artistëve janë bërë mjaft të njohur në skenën ndërkombëtare të artit bashkëkohor. Bëj kërkime mbi veprimtarinë e artistëve Sislej Xhafa, Anri Sala, Adrian Paci. Përqendrohu veçanërisht në vlerësimet që kritika e huaj ka dhënë për ta.Fig. 12. Edison Gjergo, \Fig. 13. Edison Gjergo, \mëngjesit\Si dhe pse ndryshoi arti në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore?Përmend disa nga emrat e artistëve shqiptarë që sollën metodën e realizmit socialist nga vendet e Lindjes.Si u pasqyruan në art vitet e liberalizmit?Përmend disa nga temat dhe autorët kryesorë të realizmit socialist shqiptar.Verifiko njohuritë e tua“Epika e yjeve të mëngjesit” vepër e realizuar nga Edison Gjergo (1939-1989) në vitin 1971, përbën epiqendrën e kritikave dhe të shumë diskutimeve të viteve ’71-’72. Gjergo zgjedh një moment nga lufta partizane, ku disa prej tyre, të ulur e të heshtur, dëgjojnë një rapsod popullor, i cili po luan në lahutë. Nga ndriçimi mistik, yjet në sfond dhe vetë titulli (mjaft i gjetur e poetik), kuptohet që ngjarja po zhvillohet në orët e para të mëngjesit. Mesazhi duket i qartë, (gati i rëndomtë) forcat çlirimtare ngaherë kanë qenë të lidhur fort me rrënjët e kulturës kombëtare. Ajo çka i jep pikturës një kontekst të “dënueshëm” është në fakt trajtimi piktorik i temës. Në një inskenim gati sureal të veshur nga një atmosferë sa qiellore, aq dhe tokësore, artisti ndërthur lidhjen e trashëgimisë folkloristike të rapsodit me idealet e luftës partizane. 
                                
   192   193   194   195   196   197   198   199   200   201   202