Page 199 - Demo
P. 199
197E njohur që në lashtësi për aftësinë e përpunimit të materialeve të para, Kosova ende sot konsiderohet si një nga hapësirat ku zejtaria është një zë i veçantë në krijimtarinë artistike popullore. E kryer në kushte shtëpiake apo në punishtet e çarshive të famshme si ajo e Prizrenit me mbi 1000 dyqane dhe ajo e Gjakovës me rreth 700 dyqane, ajo përbën një nga pasuritë më të madhe të kulturës vendase.Zejet në traditën artistike në KosovëZejtaria në Kosovë ka qenë e zhvilluar që në kohërat e vjetra. Në qytetet e Kosovës janë zhvilluar zejet për përpunimin e lëndëve të para nga bujqësia (leshi, lëkura, mëndafshi, pambuku, pylltaria (druri), xehetaria (përpunimi i metaleve dhe jometaleve) etj. Nga zejet e vjetra mund të dallojmë terzinjtë, saraçët, zhgunpunuesit, qeleshepunuesit, mëndafshpunuesit, qilimpunuesit, zdrukthëtarët, samarpunuesit, bukëpjekësit, ëmbëltorët, farkëtarët, mbathtarët, qerrepunuesit, kazanpunuesit, stufëpunuesit, kallajxhinjtë, armëpunuesit, berberët etj.Zejet kanë qenë të ndara sipas vendit, sipas përkatësisë kombëtare dhe fetare etj. Në qytete me zejtari të zhvilluar (Vushtrri, Prizren, Prishtinë, Gjakovë, Pejë etj.) ka ekzistuar ndarja e rrugëve ose e pjesës së qytetit, sipas llojit të zanateve.Sipas përkatësisë kombëtare e fetare ka ekzistuar njëfarë specializimi, si p.sh.: shqiptarët katolikë janë marrë më shumë me përpunimin e arit dhe të argjendit; romët kanë qenë kryesisht kovaçë; serbët janë marrë me zeje si kazanpunues, teneqepunues, kallajxhi etj. Shqiptarët janë marrë edhe me zeje të tjera. Ëmbëltoret e para kryesisht i kanë pasur goranët dhe opojanët, ndërsa bukëpjekës kanë qenë hasjanët. Shqiptarët kanë qenë të njohur për prodhimin dhe zbukurimin e armëve, të cilat kanë qenë mjaft të njohura në tregjet e Ballkanit dhe të Evropës. Qilimat e punuar në Kosovë, dallohen për motivet e pasura dhe harmoninë e ngjyrave. MËSIMI 34TRASHËGIMIA KULTURORE, ZEJET DHE VESHJET POPULLOREFig. 1. Plisi, pjese e veshjes tradicionale shqiptare per burraFig. 3. Çarshia e madheFig. 4. Karrige nga Dukagjini Fig. 5.QilimFig. 2. Zeja e tabakëve në Prizren

