Page 20 - Demo
P. 20
18TEMATIKAGJUHA DHE KOMUNIKIMI ARTISTIKMËSIMET 1 - 9PIKAVIJAFORMA DY- DHE TREDIMENSIONALENGJYRATVLERA SIMBOLIKE E NGJYRËSTEKSTURAHAPËSIRAPARIMET E ARTITKOMPOZIMIRezultatet e të nxënitNxënësi/ja:- vëzhgon me vetëdije elementet e gjuhës pamore në vepra të ndryshme të artit nga vende dhe periudha të ndryshme të historisë së artit;- reflekton mbi mënyrat e ndryshme të përdorimit të elemente të gjuhës pamore ne vepra të ndryshme të artit;- zbulon mundësitë shprehëse të elementeve të gjuhës pamore të përdorura nga artistët gjatë zhvillimit të historisë së artit;- përdor në mënyrë shprehëse elementet e gjuhës pamore, duke u mbështetur në vepra të ndryshme të historisë së artit për të komunikuar ide personale.Elementet e gjuhës pamore janë përdorur nga artistët në periudha dhe mënyra të ndryshme, sipas nevojave të tyre për t’u shprehur. Në format e ndryshme të shprehjes artistike në art, dizajn, arkitekturë e artizanat, artistët kanë përdorur elementet e gjuhës pamore si pikën, vijën, formën, ngjyrën, teksturën dhe hapësirën, për të komunikuar brenda hapësirave të tyre teknike. Nëpërmjet organizimit në mënyra të ndryshme të këtyre elementeve (parimeve) artistët krijojnë ekuilibrin në kompozimet e tyre. Në këtë tematikë janë paraqitur shembuj të përdorimit të elementeve të gjuhës pamore në vepra të ndryshme të artit, të cilët pasohen me veprimtari dhe ide krijuese në mënyrë që t’ju ndihmojnë të kuptoni më mirë gjuhën shprehëse.Njohuritë: • përdorimi i elementit pikë në vepra të ndryshme arti;• funksioni shprehës i vijës në veprat e artit;• marrëdhënia midis formës dy- dhe tredimensionale;• ngjyrat në veprat e artit;• vlera simbolike e ngjyrës;• llojet e teksturave në veprat e artit që karakterizojnë stilin e artistit;• organizimi i gjuhës artistike në veprat e artit;• koncepti i hapësirës në periudha të ndryshme të historisë së artit.

