Page 200 - Demo
P. 200


                                    198Veshjet tradicionale Veshjet popullore, janë pa dyshim një nga manifestimet më interesante të kulturës tradicionale. Ato trashëgojnë e përcjellin shumë elemente të lashtësisë e të kohës së mesme dhe njëkohësisht shprehin marrëdhëniet kulturore me popuj të tjerë gjatë shekujve. Në një klasifikim të përgjithshëm, tipat e veshjeve popullore shqiptare ndahen në ato për burra dhe gra e më tej sipas krahinave në një seri të gjatë nëntipash. Veshjet tradicionale në Kosovë kanë një vend të veçantë në Trashëgiminë Kulturore të Kosovës. Ato janë të bëra në shtëpi ose nga artizanë të ndryshëm të veshjeve. Ka mbi 200 lloje të veshjeve me karakteristikat e tyre të veçanta nga krahina në krahinë e nga fshati në fshat. Ndër elementet kryesore të veshjes së burrave do të veçonim plisin prej leshi në formë koni, pantallonat e shajakut me shiritin e zi, të quajtura tirq, jelekët e xhamadanët, si ato prej shajaku ashtu edhe ato të punuar me shumë finesë nga mjeshtrit artizanë. Nuk mund të lemë pa përmendur edhe përdorimin e fustanellës nga burrat, në momentin kur përdorimi i saj kishte një përhapje të gjerë në territoret e banuara nga shqiptarët. Ndër elementet e veshjes së grave përmendim veshjet e ndryshme të kokës dhe mënyrat e lidhjes së tyre, këmishën e bardhë ose linjën, përparëset e zbukuruara me shumë mjeshtëri, jelekët e xhokat etj. Opingat, si veshje e këmbës janë pjesë e veshjeve tradicionale, të shoqëruara me çorapet e leshit të zbukuruara me mjeshtëri nga gratë shqiptare në Kosovë. Vlejnë për t’u përmendur për karakteristikat dhe bukurinë e tyre të veçantë veshja e burrave të Dukagjinit dhe veshja me xhubletë për femra. Fig. 8. Veshje e Drenicën, për gra dhe burraFig. 7. Veshje e Rugovës për BurraFig. 6 Veshje e Kaçnikut për gra
                                
   194   195   196   197   198   199   200   201   202   203   204