Page 201 - Demo
P. 201


                                    199Kërkim informacioni në mënyrë individualeArtizanati dhe veshjet tradicionale të krahinës timeLexim vepre: XhubletaNë tipologjinë e veshjeve për gra, veshja me xhubletë klasifikohet më vete. Këtë emër ajo e merr nga elementi i fundit në formë kambane të valëzuar që formohet me shirita prej shajaku të vendosura njëri pas tjetrit në linjë horizontale. Bashkimi i shiritave të shajakut bëhet nëpërmjet shiritave të spikut, që janë gajtanë të hollë prej leshi të bashkuar. Xhubleta shoqërohet edhe me disa elemente të tjera të veshjes që e plotësojnë mjaft mirë imazhin e saj, të realizuara me copa shajaku: përparja që vendoset në pjesën e gjoksit; pështjellaku, pjesë shumë e rëndësishme dhe shumë e zbukuruar që vendoset në pjesën e përparme të trupit e lidhet në mes; kraholi, veshje e sipërme në formë xhakete të shkurtër; mëngët, pjesë e çmontueshme e kraholit; çorapet me pjesën e shputës të thurur me shtiza dhe pjesën e sipërme (kallcat) prej shajaku; postava, brez i zbukuruar që vendoset në bel; kapica, kësulë e zbukuruar prej kadifeje të zezë, në pjesën e prapme të së cilës montohej shamia e bardhë. Kjo veshje mendohet të jetë shumë e hershme, duke u nisur edhe nga ngjashmëria që e saj me veshjen e disa figurinave neolitike të gjetura në Bosnjën e sotme dhe vise të tjera të Mesdheut, që i përkasin mijëvjeçarit të dytë p.e.r. Karakteristikë e xhubletës është mbizotërimi i ngjyrës së zezë dhe simbolika e motiveve që mbart. Kjo veshje, e mbajtur në të gjitha malësitë e Alpeve të Shqipërisë përfshirë Shqipërinë Veriore mbi lumin Drin, Nikaj-Mërtur e Rugovë, Malësi e Madhe, zonat shqiptare të Malit të Zi, zonën e Nënshkodrës deri në Breg të Matit, përfaqëson sot veshjen më të hershme në Shqipëri e Ballkan. Fig. 9. Detaj, xhubletaFig. 10. XhubletaCila është rëndësia e trashëgimisë kulturore për një vend? Përmend disa nga zejet e zhvilluara në Kosovë. Flit më gjatë për njërën prej tyre. Shpjego disa lloje veshjesh tradicionale, dhe flit për dallimet e tyre nga krahina në krahinë. Flit për karakteristikat e xhubletës dhe për pjesët e saj përbërëse. Verifiko njohuritë e tua Artizanati ka të bëjë me mjeshtërinë teknike dhe artistike të diçkaje që prodhohet me dorë dhe me mjete të thjeshta nga zejtarët. Ai është një traditë e çmuar e kulturës dhe e identitetit të një vendi. Sot brezat e rinj të artizanëve përpiqen të ruajnë traditën e teknikave dhe të motiveve të vjetra duke i ndërthurur me ato të rejat. Punimet artizanale mbartin edhe karakteristikat e zonave ku janë krijuar. Bëj një kërkim për llojet e artizanateve që zhvillohen në qytetin apo krahinën tuaj. Mblidh të dhëna për to mbi objektet që prodhojnë dhe materialet e teknikat që përdorin dhe diskuto me shokët dhe shoqet e klasës.
                                
   195   196   197   198   199   200   201   202   203   204   205