Page 202 - Demo
P. 202


                                    200Në konferencën e ambasadoreve në Londër në 1913 u vendos që një pjesë e madhe trojeve shqiptare të mbeteshin jashtë kufijve të trungut amtar. Rajoni i Kosovës i pushtuar i kaloi mbretërisë së Serbisë dhe Malit të Zi. Pas Luftës së dytë Botërore asaj iu njoh një status autonomie dhe disa të drejta kombëtare brenda republikës së ish-Jugosllavisë. Pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë në vitin 1990, luftës së viteve 1998-1999, Kosova e fitoi pavarësinë e saj të njohur ndërkombëtarisht vetëm në vitin 2008.Arti në Kosovë në gjysmën e dytë të shekullit XXMËSIMI 35ARTI NË KOSOVË NË SHEKULLIN XXFig. 1. Muslim Mulliqi, 1983Fig. 2. Nysret Salihmixhiqi, 1960 Fig. 3. Xhavdet Xhafa, teknikë e përzier, 1978, Fig. 4. Gjelosh Gjokaj, “Zogjtë”, 2001Në Federatën e ish-Jugosllavisë, pjesë e së cilës ishte edhe Kosova, ndryshe nga vendet e tjera të Kampit të Lindjes, arti dhe kultura u lanë të zhvilloheshin të lira, ndërsa qëndrimet nacionaliste nuk përkraheshin e shpesh dënoheshin. Brezat e parë të krijuesve shqiptarë u diplomuan në akademitë e arteve të qendrave kryesore artistike të ish-Jugosllavisë, si në Lubjanë, Zagreb dhe Beograd. Ata sollën në Kosovë, gjatë viteve 1960-1970, artin modern. Në këtë mënyrë ata u bënë edhe pionierët e parë të artit modern kosovar. Disa artistë synuan të zhvillonin kërkimet e tyre drejt një stili personal, disa të tjerë nuk arritën t’i shmangnin ndikimet e mësimdhënësve të tyre. Përfaqësuesit kryesorë janë: në pikturë Muslim Mulliqi, Rexhep Ferri, Xhevdet Xhafa, Nysret Salihmixhiqi, Engjëll Berisha, Adem Kastrati, Esat Valla; në skulpturë Agim Çavdarbasha dhe Agim Rudi; në grafikë Gjelosh Gjokaj, Fatmir Krypa, Agim Salihu dhe Ymer Shaqiri; në artet e aplikuara Simon Shiroka Agush Beqiri Nuredin Loxha, Shyqri Nimani dhe Violeta Xhaferi.
                                
   196   197   198   199   200   201   202   203   204   205   206