Page 203 - Demo
P. 203
201Fig. 5. Gjelosh Gjokaj, akrilik në letër 1999 Fig. 6. Rexhep Ferri, “Bardhë e zi”, vaj në kanavacë,1976Skulptura, grafika dhe artet e aplikuara në Kosovë Përfaqësuesi kryesor i skulpturës në Kosovë mbetet Agim Çavdarbasha (1944-1999), në veprat e të cilit spikat cilësia e lartë artistike dhe trajtimi i formës sipas estetikës bashkëkohore. Ai zhvilloi një gjuhë artistike mjaft personale në krijimtarinë e tij. Ndër veprat e tij më të njohura janë: “Sfera” (mermer, 1981), “Pritja” (bronzë, 1977), “Kafaz” (mermer, 1995), “Dy forma” (dru, 1996). Përfaqësues të qëndrimit bashkëkohor në skulpturë janë Agim Rudi, Fatmir Hoxha, Luan Mulliqi dhe Adem Rusinovci. Ndër krijuesit e parë mbarëshqipëtarë që zhvilloi gjuhën shprehëse të teknikës së grafikës është Gjelosh Gjokaj. Ai lëvroi gjithashtu edhe teknikën e vizatimit dhe të pikturës me po të njëjtin përkushtim. Gjatë zhvillimit të gjuhës artistike personale ai ka përdorur mjete shprehëse metafizike, për të arritur më pas në një̈ lirizëm poetik. Ndër veprat e tij kryesore përmendim: “Koka”, “Zogjtë” dhe “Mërgimtaret”. Pas një qëndrimi disavjeçar në Romë, tashmë ai e zhvillon veprimtarinë e tij artistike në Augsburg të Gjermanisë.Në artet e aplikuara dallohet Simon Shiroka (1927-1994), i cili ka kultivuar dhe ka zhvilluar traditën e shkëlqyer të artit të filigramit. Ai lindi në qytetin e Prizrenit, i cili shquhet për traditën e punimit të filigramit me materiale të çmuara. Ai u mbështet fort në këtë teknikë artizanale dhe e përdori me mjeshtëri për të realizuar vepra arti të mirëfillta. Për të realizuar idetë e tij ai eksperimentoi dhe aplikoi teknika të kombinuara. Ndër veprat e tij kryesore janë: “Lojërat popullore shqiptare”, “Rozeta”.Fig. 7. Agim Çavdarbasha, “Gratë e Lybeniqit”, 1996Fig. 8. Adem Rusinovci, skulpturëFig. 9. Simon Shiroka, MuzikantiFig. 10 Simon Shiroka, Rozeta

