Page 204 - Demo
P. 204
202Leximi i veprës: Vepra e Muslim Mulliqit Fig. 11. . Muslim Mulliqi, “Hamalli”, vaj në kanavacë, 1967Fig. 12. Muslim Mulliqi, “Kulla e verdhë”, vaj në kanavacë, 1997Cilët ishin përfaqësuesit kryesorë të artit në Kosovë në gjysmën e dytë të shekullit XX? Në cilat kushte e zhvilluan krijimtarinë e tyre ata?Përmend disa prej tyre dhe diskuto për atë që bën përshtypje në veprat e secilit. Çfarë di për artin në Kosovë sot? Verifiko njohuritë e tuaPiktori gjakovar Muslim Mulliqi (1934-1998) është një prej artistëve më të mëdhenj të Kosovës. Veprat e tij janë frymëzuar nga çështje të lidhura me identitetin dhe shprehen nëpërmjet një stili ekspresionist që i dha shtytje letërsisë në vitet ’50-’60 të shekullit XX.Në veprat e tij (si në vizatim edhe në pikturë) ai pasqyron motive nga mjedisi në të cilin jetoi, si nga: Rrafshii i Dukagjinit, Gryka e Rugovës, Çarshia e Madhe e Gjakovës etj., dhe portrete e figura në gjendjen të ndryshme psikologjike, si: “Hamalli”, “Sharrëxhinjtë”, “Nusja dhe Vjehrra”. Një nga temat e lëvruara në veprën e tij është edhe Kulla shqiptare. Kulla paraqitet prej tij si simbol i qëndresës dhe i jetës, duke u kthyer në një motiv qendror të veprës së tij. Ai realizoi një seri veprash me motivin e kullës, si: “Kulla e Junikut”, “Kulla e Halilit”, “Kulla e kuqe”, “Tri kulla”, “Kulla e bardhë” etj. M. Mulliqi ka dhënë një kontribut të vlefshëm në themelimin e Shoqatës së Artistëve Figurativë të Kosovës dhe të Akademisëë së Arteve të Universitetit të Prishtinës. Kërkim informacioni në mënyrë individualeKrahaso artin figurativ në Shqipëri dhe KosovëShqipëria dhe Kosova, si pjesë e Federatës ishJugosllave bënin pjesë në kampin socialist të Lindjes. Krahaso zhvillimet e artit të së njëjtës periudhë në Shqipëri dhe në Kosovë (në gjysmën e dytë të shek. XX). Argumento pse arti nuk u zhvillua njësoj. Krahaso vepra të artistëve të Kosovës dhe të Shqipërisë për të kuptuar dallimet.

