Page 206 - Demo
P. 206
204Pop arti Edhe “pop art”, ose arti popullor lindi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Angli. Subjektet që karakterizonin veprat e kësaj rryme arti ishin ato të kulturës së konsumit dhe prodhimit në seri, p.sh.: ambalazhi i pijes Coca-Cola, portreti i një ylli të muzikës apo kinemasë, të cilët propozohen të përsëritur në seri, si objekte të konsumit të përditshëm. Frymëzuar nga arti dadaist, e të krijuara me teknika të ndryshme veprat e “Pop Art” paraqiten të çliruara nga banaliteti i tyre. Ky art, duke qenë se ka karakter ironik dhe provokues të bën të reflektosh mbi vlerat e shoqërisë së konsumit dhe mbi rreziqet që depersonalizojnë individin që jeton në një shoqëri të tillë. Përsëritja në seri e objekteve ose e personazheve të famshëm thekson prirjen tonë për të krijuar “mite”. Teknikat e përdorura për këto vepra janë mjete të përdorimit të gjerë, si: serigrafia, fumeti, imazhet e publikuara. Përfaqësuesit kryesorë të kësaj lëvizjeje janë: Endi Uorhul (Andy Warhol) (1928-1987), Roi Lihtenshtein (Roy Lichtenstein) (1923-1997), Robert Raushenberg (Robert Rauschenberg) (1925), Xhasper Xhons (Jasper Johns) (1930) etj. Disa prej tyre hapën sërish dialogun e nisur nga kolegët e rrymës Dada, të fillim shekullit XX, duke propozuar sërish vepra e objekte (ikona) të kohës së tyre. Op artiTermi Op art është thjeshtëzimi i fjalëve arti optik. Ky art i drejton kërkimet e veta duke aplikuar rregullat e perceptimit pamor. Artistët, nëpërmjet efekteve optike dhe krijimit të iluzioneve të lëvizjes, stimulojnë përfshirjen e shikuesit.Op-arti është një art grafik që bazohet mbi metoda me rregulla rigoroze.Op-arti rimerr edhe njëherë kërkimet e Bauhauzit, De Stijlit dhe të futurizmit mbi artin, duke u dhënë atyre më shumë vlerë pamore. Përfaqësuesit e kësaj prirjeje janë Viktor Vasareli (Victor Vasarely) dhe Brixhet Rilej (Bridget Riley). Ata përdornin shpesh linja të dykuptimta ose modele bashkëqendrore, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë mbi psikologjinë e shikuesit. Gjithashtu, ata krijojnë modele të valëzuara që stimulojnë hapësirën dhe lëvizjen.Fig. 5. Endi Uorhol, \Monro\Fig. 6. Endi Uorhol, \Fig. 7. Xhasper Xhons, \Fig. 8. Roi Lihtenshtein, \Fig. 9. Viktor Vasareli, op-art, 1969 Fig. 10. Brixhet Rilej, op-art, 1964

