Page 207 - Demo
P. 207


                                    205Leximi i veprës: SpiraljaRobert Smithson realizoi në vitin 1970 një spirale prej rëre dhe gurësh të gjatë rreth 500 metra mbi liqenin e kripur Hutah në Amerikë. Forma e spirales evokon vorbullat e ujit dhe është e pranishme në shumë specie detare dhe te kërmilli. Kjo formë gjithashtu i përket vetë natyrës së këtij liqenit. Sasia e madhe e kripës e tretur në ujë dhe më pas e përqendruar në qendër të spirales, ndryshon ngjyrën e ujit me efekte të së kuqes dhe vjollcës. Tashmë niveli i liqenit është ngritur dhe vepra mund të shihet vetëm nga qielli.Kërkim informacioni në mënyrë individualeReagim mbi mjedisinArtistët e land artit kanë ndërhyrë, në mënyrë të përkohshme, direkt mbi mjedisin në një hapësirë të madhe. Edhe ti mund të bësh një ndërhyrje të tillë në mënyrë grafike, mbi një imazh fotografik. Këtë ndërhyrje mund ta realizosh nëpërmjet programeve kompjuterike ose nëpërmjet teknikës së kolazhit dhe mjeteve të vizatimit.Fig. 11. Kristo, Ndërtesa e parlamentit gjerman e mbështjellëFig. 12. Kristo dhe Zhan KlodFig. 13. SpiraljaFig. 14. Kristo, Projekt për ndërhyrje në natyrëKu u zhvendos qendra e artit pas Luftës së Dytë Botërore dhe cila qe rryma kryesore e artit të kësaj periudhe?Cila ishte karakteristika kryesore e teknikës së punës së Xhekson Pollokut?Çfarë ishte pop arti dhe kush ishin disa nga protagonistët e kësaj rryme?Cila është karakteristika kryesore e land artit?Verifiko njohuritë e tuaLand arti (Arti i tokës) Land arti ose arti i tokës i pati fillimet e veta nga fundi i viteve ‘60 të shek. XX, nga një ndërgjegjësim i ri ekologjik, por edhe nga dëshira e njeriut për t’u integruar me mjedisin. Veprat e artistëve të land artit, të bëjnë të reflektosh mbi raportin e njeriut me natyrën, i cili është bërë shumë komplekse me zhvillimin e teknologjisë. Këta artistë ndërhyjnë në mënyrë të përkohshme mbi mjedisin duke u përqendruar te mesazhi që duan të përcjellin. Përmendim artistët Robert Smithson; Kristo (Christo), i cili paketon me mbështjellëse plastike në mënyrë të përkohshme: ishuj, ura, pemë, ndërtesa etj.; Robert Hajzer (Robert Heizer) etj.
                                
   201   202   203   204   205   206   207   208   209   210   211