Page 208 - Demo
P. 208
206MËSIMI 37ARTI KONCEPTUAL, MINIMALIZMI, POSTMODERNIZMIFig. 1. Piero Manzoni, \1960.Arti konceptual Përcaktimi i artit konceptual në artin bashkëkohor u paraqit për herë të parë nga Xhozef Kosuth (Joseph Kosuth) (1945). Ai e përdori këtë term në vitin 1965 për të përkufizuar krijimtarinë e tij teksa bazohej më së shumti tek mendimi se sa tek shija estetike. Pikërisht në këtë vit ai realizoi veprën “Një dhe tre karrige”, e cila përbëhej nga një karrige e vërtetë, një foto ku dallohej një karrige, dhe një tekst i printuar ku shpjegohej se çfarë është një karrige, sipas një fjalori të caktuar. Me këtë ai donte të hapte një debat mes përftimit të realitetit, imazhit dhe fjalës si koncepte të këndvështrimeve të ndryshme e njëkohësisht të njëjta. I ndikuar nga readymade e Marsel Dushampit, Kosuth bashkë me shumë kolegë të tij, si: Xhozef Bejs (Joseph Beuys), Piero Manzoni, Brus Nauman (Bruce Nauman) etj. e ngritën artin konceptual në pikën maksimale të kërkimeve estetike që kishin nisur që në mesin e shek. XIX me Impresionizmin. Me të kërkimi artistik është i çliruar si nga mjeshtëria, zgjidhjet formale, pesha estetike, apo materiale, duke përkufizuar veprën dhe ekzistencën e “artit për artin”, ku çdo gjë është e mundur. Fig. 2. Xhozef Kosuth, \1965Fig. 3. Xhozef Bojs, \Amerika më pëlqen mua\

