Page 209 - Demo
P. 209


                                    207Minimalizmi Arti minimalist u zhvillua, duke filluar nga vitet ‘60 të shek. XX, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Karakteristikë e këtij arti është përdorimi i formave elementare, të përsëritura në variacione të thjeshta. Modelet historike, të cilave iu referoheshin minimalistët janë abstraksionizmi gjeometrik dhe në veçanti konstruktivizmi rus.Veprat ripropozojnë serinë tipike të prodhimit industrial. Përfaqësuesi i parë i minimalizmit është Frank Stela (1936). Ai donte ta çlironte artin nga përbërësi emocional ose nga kuptimi i fshehur. Për këtë arsye, ai e thjeshtëzon strukturën e kuadrit: “vetëm në atë që mund të shihet”. Përfaqësues të tjerë minimalistë përmendim Ken Flavin (Can Flavin, 1933-1996), Sol Levit (Sol LeWitt, 1933-2007), Riçard Serra (Richard Serra, 1938).Postmodernizmi Që nga vitet ’60 arti konceptual e sanksionoi kuptimin e të bërit art në disa parime, të cilat tronditën thellë botëkuptimin klasik të artistit dhe të veprës së artit. P.sh sot një vepër arti mund të jetë një objekt çfarëdo (instalacion) një veprim i një apo disa artistëve (happening apo performancë art), një video e shkurtër (video art), por mund të jetë edhe kombinimi i tyre. Parimet që lindën në këtë periudhë i jepnin artistit mundësinë të krijojë një vepër edhe pa përdorur material, si p.sh. telajo dhe ngjyra, pasi në vepër kanë rëndësi ideja dhe mekanizmi i projektit. Procesi dhe ideja janë synimet e saj dhe vetë vepra. Për këtë arsye, nuk është e nevojshme që vepra të realizohet. Kur artisti qartëson idenë, mund t’ua japë të tjerëve ekzekutimin e veprës. Sot epoka e artit quhet postmodernizëm, por ashtu si para më shumë se 50 vjetësh çdo gjë është e mundur dhe artisti është i lirë të krijojë me çdo gjë... gjithçka.Fig. 5. Instalacion, Anselm Kifer, \2014Fig. 4. Frank Stela, 1962Fig. 6. \dhe Ulay Imponderabilia, 1977Fig. 7. Happening, Marta Minujín, \lexuar gazetën\Fig. 8. Sallë ekspozimi, video art
                                
   203   204   205   206   207   208   209   210   211   212   213