Page 21 - Demo
P. 21
19MËSIMI 1PIKANjësia më e vogël e perceptimit pamor është pika. Përmasat e saj varen nga mjeti që përdorim (lapsi, flamasteri, peneli etj.) dhe nga presioni i dorës. Në periudha të ndryshme kohore, pika është përdorur nga shumë artistë për të krijuar efekte pamore dhe dekorative. Efektet dekorative të pikës mund t’i shohim në objekte të ndryshme artizanale të realizuara me materiale të ndryshme e sidomos prej metali. Artistët e kanë përdorur dhe e përdorin pikën për të krijuar efekte piktorike. Pika është e lexueshme për syrin prej veçorive të saj. Në artin pamor ajo shfaqet në mënyra të ndryshme si rrjedhojë e mjeteve shprehëse të përdorura. Interesant shfaqet përdorimi i pikës mbi sipërfaqe të ndryshme herë bardhë e zi, herë me ngjyra të ndryshme, duke krijuar efekte të teksturës.Fig.1. Roi Lihtenshtein (Roy Lichtenstein), “Lupa”, 1963, vaj në kanavacë, 40,6x40,6 cmVëzhgojmë Përdorimi i elementit pikë në vepra të ndryshme artiBizhuteri të zbukuruara me pikaFig. 3. Fibula etruske, shek. VII p.e.r. Pikëzimet e metalit mbi sipërfaqe krijojnë një rresht me kafshë.Artizanët etruskë e përdornin shpesh teknikën e pikëzimit për të zbukuruar bizhuteritë. Duke i vendosur pikat afër njëra-tjetrës krijonin motive dekorative ose figura elegante (fig. 3). Artizanët përdornin pikëzimet e xhamit me ngjyrë në stolitë e grave të Zadrimës. Ngjyra e kuqe dhe ngjyra jeshile krijojnë një efekt kontrasti të menjëhershëm dhe i japin më tepër vlerë metalit të argjendit (fig. 2).Fig. 2. Stoli e grave të Zadrimës (detaj)

