Page 210 - Demo
P. 210


                                    208Kërkim informacioni në mënyrë individualeSkulptura bashkëkohore midis artit dhe teknologjisëNëse ndalemi në veprat e skulptorëve të dyzet viteve të fundit, pavarësisht zgjedhjeve të tyre në rryma të ndryshme artistike, kanë dalë në pah risi si teknike, ashtu edhe shprehëse. Përmendim këtu veprat në asemblazh apo në lëvizje, me kombinime të larmishme të materialeve të ndryshme. Bëj kërkime mbi artistë dhe veprat e tyre si Aleksandër Kalder (Alexander Calder), Kles Oldenburg (Claes Oldenburg) apo Endi Uorhul (Andy Warhol), për të kuptuar më mirë mbi mundësitë shprehëse të teknologjive të reja në artin e skulpturës.Çfarë është arti konceptual dhe çfarë e karakterizon atë?Nga çfarë donte ta çlironte veprën e artit artisti Frank Stela? Çfarë thjeshtëzonte ai?Përshkruaj një vepër arti bashkëkohore dhe thoni çfarë komunikon ajo?Cila është karakteristika kryesore e artit minimalist?Verifiko njohuritë e tuaLexim vepre: Skulptura në hapësirat urbaneSkulptura paraqitet e lidhur me hapësirën publike më shumë se çdo shprehje tjetër figurative. Nëpër qytete shfaqen vepra që për nga përmasat dhe vendi ku vendosen, përballen me shkallën monumentale të arkitekturës. Në këtë mënyrë, skulptorët i japin punës së tyre një rol të ri, i cili lidhet me marrëdhënien që krijon vepra me mjedisin urban. Riçard Serra, një nga artistët përfaqësues të kësaj prirjeje, thotë: “Veprat e mia shpesh ristrukturojnë, në të njëjtën kohë si nga ana konceptore, ashtu edhe nga ajo pamore organizimin e mjedisit ku vendosen”.Fig. 9. Riçard Serra, skulpturë parku në Siatëll. Fig. 10. Robert Raushenberg (Robert Rauschenberg), Skulpturë shatërvani, 1999, Berlin
                                
   204   205   206   207   208   209   210   211   212   213   214