Page 211 - Demo
P. 211


                                    209Muzeu është një institucion që mban dhe ekspozon artefakte të ndryshme dhe objekte me vlerë artistike, kulturore, historike apo shkencore. Këto objekte duhet të kenë rëndësi të veçantë për publikun lokal apo atë botëror. Çdo muze ka një fond të veçantë ku i ruan dhe një pjesë të tyre e ekspozon për publikun. Galeritë janë hapësira më specifike ku ekspozohet kryesisht produkti artistik. Ato mund të përbëhen nga disa ambiente apo nga një e vetme dhe mund të jenë private apo publike. Ato mund të jenë hapësira të brendshme, por ka raste kur një galeri mund të ekspozojë vepra arti (p.sh. skulptura apo instalacione) edhe në hapësira të jashtme.Çfarë ekspozohet në to?Qëllimi dhe kategoritë e muzeve dhe galerive të artitQëllimi i muzeve dhe galerive të artit është të promovojë kulturën dhe artin nëpërmjet ekspozimit për publikun, por edhe të nxjerrë fitim prej tij. Ai i ofrohet publikut artdashës por dhe studiuesve e kërkuesve të artit të cilët në këto hapësira gjejnë veprat origjinale të artistëve të kohërave të kaluara por dhe ato më bashkëkohorë. Në një klasifikim të parë galeritë e artit ndahen në: galeri arti publike (muze e fondacione) dhe galeri arti private (aktivitete ekonomike kulturore të drejtuara nga individë ose shoqëri private)Në një lloj tjetër klasifikimi ndarja realizohet në bazë të periudhës historike që ai mbulon. Si të tillë kemi, galeri arti: antike (vepra të krijuara deri në vitin 1860);moderne (vepra të prodhuara nga viti 1860 deri në vitet ‘70); arti bashkëkohor (vepra të krijuara prej viteve ’70 deri në ditët e sotme).MËSIMI 38MUZETË DHE GALERITË E ARTIT Fig. 1. Pamje e brendshme e një muzeu, Kliveland, SHBAFig. 2. Pamje tipike e brendisë së një muzeu, Muzeu Tejlers, HolandëFig. 3. Pikaso në qendrën \Muzetë dhe galeritë e artit mund të ekspozojnë vepra të periudhave të ndryshme historike, por edhe ato të një autori të vetëm. Muzetë e artit, ashtu si dhe galeritë përqendrohen kryesisht në objekte artistike ku mbizotërojnë pikturat e skulpturat. Hapësira të tjera fokusohen në forma të veçanta artistike si arti i dekorit, grafika, dizanji, fotografia, arkitektura, instalacionet, video art etj.
                                
   205   206   207   208   209   210   211   212   213   214   215