Page 212 - Demo
P. 212


                                    210Kërkim informacioni në mënyrë individualeRestaurimi i veprave te artitKonservimi (ruajtja) e objekteve dhe veprave të artit në Muze dhe Galeri është një punë me shumë përgjegjësi. Vepra ose objekte të ndryshme, vijnë për t'u kataloguar në muze ose galeri ndonjëherë edhe me shkallë të ndryshme dëmtimi. Për parandalimin e mëtejshëm të dëmtimit dhe konservimin tyre shërben restaurimi. Bëj kërkime mbi punën e restauruesit të veprave dhe objekteve të artit dhe cilat janë hapat që ndjek ai gjatë procesit të punës. Pjesët përbërëse të një galerie apo muzeuSipas statistikave të vitit 2014 muzeu më i vizituar në botë ishte “Palace Museum” në Pekin me 14 milionë vizitorë në vit, pas tij vinte muzeu i Luvrit në Paris, “British Museum” në Londër, “Metropolitan Museum of Art” në Nju Jork, dhe muzetë e Vatikanit në Romë. Fig. 4. Kuratorë duke punuar mbi një maket (projekt për një ekspozitë)Fig. 5. Laborator restaurimi bashkëkohor Fig. 6. Muzeu i Luvrit, Paris, FrancëÇfarë është muzeu dhe çfarë ekspozohet në të? Ku ndryshojnë ai nga galeritë?Si klasifikohen galeritë e artit?Flisni mbi pjesët përbërëse të një galerie arti dhe për funksionin e një kuratori.Përmendni disa nga muzetë më të rëndësishëm në botë sot.Përshkruani një muze që keni vizituar.Verifiko njohuritë e tuaPjesët përbërëse të tyre ndryshojnë në varësi të specifikës që ka vetë institucioni. Kryesisht ato përbëhen nga: zyra drejtuese (drejtori dhe stafi i tij); zyra e kërkuesve të artit (kuratorë dhe studiues arti);  zyra e marrëdhënieve me publikun dhe shtypin;  zyra që merret me gjetjen e fondeve dhe partnerët e institucionit; departamenti i edukimi artistik (zyra që realizon katalogët dhe  botimet e institucionit, strategjitë e edukimit); konservimi (fondi ku ruhen veprat) dhe restaurimi i veprave dhe  objekteve; administrata.Peshën kryesore të punës së institucionit e mban grupi i kuratorëve dhe i studiuesve, të cilët ngrenë ekspozita të përkohshme jo vetëm duke u bazuar në fondin e institucionit, por edhe duke huazuar vepra nga institucione të tjera. Ata punojnë për një kohë të gjatë me projekte specifike, ndërtojnë një kalendar vjetor aktivitetesh, i cili paraqitet paralelisht me fondin e përhershëm të veprave që institucioni disponon. Puna e tyre mund të përqendrohet në një pjesë veprash historike, në vepra të artistëve bashkëkohorë, por edhe mund t’i kombinojë ato. Zakonisht çdo ekspozitë dokumentohet me një katalog dhe me intervista në mediat e specializuara që janë pjesë e publicitetit që duhet të shoqërojë këtë ngjarje kulturore. Muzetë dhe galeritë më të mëdha më të vizituara sot në botëMjaft të famshëm janë edhe: muzeu “Uffizi” në Firenze, “Tate Modern” në Londër, “Museum of Modern Art” në Nju York, “State Hermitage Museum” në Shën Petërburg, “Museo del Prado në Madrid”, “Rijks museum” në Amsterdam etj. 
                                
   206   207   208   209   210   211   212   213   214   215   216