Page 22 - Demo
P. 22


                                    20Shumë pika të ngjyrosuraFig. 4. Varri i Hafez, Shiraz, Iran Mozaikë të tillë janë forma të njohura të artit arkitektonik, në shumë kultura myslimane. Fig. 5. Luçio Fontana (Lucio Fontana), (1899-1966) “Koncept hapësinor”, 1963, vaj dhe vrima në kanavacë, 178x123 cm Efekte piktorike të realizuara nëpërmjet pikës Piktori Pol Kle përdor pika me ngjyra të ndryshme mbi sipërfaqen e pikturës, duke krijuar një teksturë shumëngjyrëshe (fig. 6). Piktura pointiliste realizohet duke vendosur afër njëra-tjetrës njolla me ngjyra të pastra, që i japin formë dhe vëllim objekteve. Njëri nga protagonistët e pointilizmit, artisti francez Pol Sinjak nëpërmjet njollave të ngjyrës paraqet momentin e perëndimit mbi pallatin papnor (fig. 7).Fig. 6. Pol Kle (Paul Klee) (1879-1940), “Pranvera”, 1932, akuarel mbi letër, 26,3x479 cmFig. 7. Pol Sinjak (Paul Signac) (1863-1935), “Pallati Papnor”, 1900, vaj në kanavacë 73,3×91,9 cmPika në fotografiNjë imazh fotografik, formohet nga shumë pika afër njëra-tjetrës. Pikat ndjekin një skemë të rregullt që quhet retina tipografike ose piksel (fig. 8). Fig. 8. Ekrani tipografikMozaikët janë vepra arti të krijuara nga bashkimi i gurëve me shumëllojshmëri ngjyrash, efekti pamor i të cilave është i ngjashëm me atë të pikave (fig. 4).Vëzhgojmë se si artisti Luçio Fontana krijon një kompozim, duke përdorur vetëm një bashkësi pikash në mënyrë ritmike. Autori nuk përdor penelin, por realizon vrima në telajo, duke krijuar efekte hapësinore (fig. 5).
                                
   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26