Page 26 - Demo
P. 26


                                    24Fig. 7. Në këtë imazh vija e përdorur si kontur i përsëritur e thekson më tepër lëvizjen e figurës. Vijat në grafik dizajnNë dizajnin grafik vija është një nga elementet bazë. Për të realizuar komunikimin pamor, vija përdoret shpesh në mënyrë simbolike për qëllime praktike. Vijat në dizajn mund të ndihmojnë edhe elementet e tjera të ndjekin rrugën e duhur në kompozim (fig. 7, 8). Por, pavarësisht nga dobia e linjave në ndarjen ose në drejtimin e elementeve të tjera të dizajnit grafik, linja mund të ekzistojë më vete dhe të bëhet vetë dizajni. Fig. 8. Në këtë dizajn vija është përdorur për të krijuar teksturë interesante dhe forma.Fig. 9. Zhan Pol Gotie (Jean Paul Gaultier) pranverë-verë, 2013Fig. 10. Noa RavivVijat në dizajnin e modësNë dizajnin e modës vija është një element mjaft i përdorur. Vija të harkuara, të ndërprera, të mirëstudiuara, me ngjyra të ndryshme, karakterizojnë sot pëlhurat dhe objektet e ndryshme. Nëpërmjet vijës mund të krijohen efekte optike, gjë që ndikon në mënyrën si shfaqet veshja në trup. Varet nga aftësitë e dizenjuesit si i përdor këto efekte për të fshehur problemet e figurës ose për t’i ekzagjeruar ato (fig. 9). Për shembull, vijat vertikale krijojnë iluzionin e lartësisë dhe të elegancës, pasi ato drejtojnë syrin poshtë e lart, ndërsa vijat horizontale theksojnë gjerësinë dhe e paraqesin figurën më të shkurtër pikërisht nga lëvizja e tyre nga njëra anë në tjetrën. Ndonjëherë hapësirat midis vijave horizontale krijojnë lartësi, pasi bëjnë që syri t’i ndjekë ato lart e poshtë si shkallë. Vijat e ndërthurura me njëra-tjetrën krijojnë një efekt të fortë drejtimesh dhe dinamizmi (fig. 10). 
                                
   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30