Page 28 - Demo
P. 28
26MËSIMI 3Forma dydhe tredimensionaleForma dhe vëllimi përcaktojnë masën e objekteve në hapësirë. Ato kategorizohen ndryshe si forma dy- dhe tredimensionale. Forma dydimensionale ka gjerësi dhe lartësi dhe mund të krijojë iluzionin e formës tredimensionale. Forma tredimensionale ka thellësi përveç gjerësisë dhe lartësisë. Për të përshkruar formën dy- dhe tredimensionale, përdoren disa terma që kanë të bëjnë me mënyrën se si shfaqen këto forma në një kompozim. Kur njohim objektet dhe mjedisin në një kompozim u referohemi këtyre imazheve si realiste ose natyraliste. Ndërsa, kur imazhet janë të vështira për t’u identifikuar, sipas përvojës sonë pamore, ne u referohemi imazheve si abstrakte. Perceptimi ynë mbi formën dy- dhe tredimensionale ndikohet nga disa faktorë siç janë pozicioni i pikës së shikimit, prej nga ne shohim objektin dhe burimi i dritës që e përshkon atë. Vëllimi dhe forma janë elemente që karakterizojnë të gjithë trupat, ashtu si edhe paraqitjen e tyre në veprat e artit, si në ato dydimensionale (vizatimi, piktura) ashtu edhe në ato tredimensionale (arkitektura, skulptura, objekt dizajni etj).Fig. 1. M. K. Esher (M.C. Escher), “Vizatimi i duarve”, 1948, litografi, 28,2x33,2 cm

