Page 29 - Demo
P. 29


                                    27Fig. 2. Rembrand Van Rijn, “Autoportret me kapele dhe me sytë hapur”, gravurë, 1630Fig. 3. Rafael Sancio (Raffaello Sanzio), “Shkolla e Athinës”, afresk, 1509-1511Fig. 4. Alberto Xhakometi (Alberto Giacometti) 1901-1966, “Portreti i vëllait të artistit”, 1954-1955, bronzVëzhgojmë Marrëdhënia midis formës dy- dhe tredimensionaleForma dy- dhe tredimensionale mbi sipërfaqen dydimensionale të vizatimitForma tredimensionale (vëllimi) krijohet mbi sipërfaqe dydimensionale, siç është fleta e vizatimit. Autoportreti i Rembrandit është një shembull i realizimit të vëllimit mbi sipërfaqen dydimensionale si rezultat i përdorimit të metodave grafike të dritëhijes (fig. 2).Forma tredimensionale mbi sipërfaqen dydimensionale të pikturësArtistët dhe arkitektët e Rilindjes zbuluan dhe aplikuan vlerat dhe fuqinë e efekteve tredimensionale në vizatim dhe në pikturë. Këto efekte tredimensionale e bënë pikturën një lloj dritareje magjike drejt një bote më të besueshme. Pikturat e Rafaelit janë shembuj të përdorimit të këtyre efekteve, një nga të cilët është realizimi i thellësisë nëpërmjet perspektivës lineare (fig. 3).Forma dy- e tredimensionale dhe hapësira në skulpturëNë skulpturë format dy- dhe tredimensionale janë ngushtësisht të lidhura. Kur kemi përballë një skulpturë lexojmë konturin e formës dydimensionale. Në momentin që ne lëvizim nga pika e vrojtimit, kjo skulpturë mund të na ofrojë forma të tjera interesante. Hapësira është shumë e rëndësishme në mënyrë që spektatori të lëvizë dhe të mund të vlerësojë plotësisht veprën. P. sh., nëse do ta shihnim vetëm siluetën e profilit të skulpturës së Xhakometit, mund të krijonim një përfytyrim të gabuar për siluetën ballore të saj (fig. 4). 
                                
   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33