Page 30 - Demo
P. 30


                                    28Forma dy- e tredimensionale dhe hapësira në arkitekturë Forma tredimensionale dhe hapësira janë baza e arkitekturës. Ndërsa forma dydimensionale, ka të bëjë me vizatimin e projektit në letër, qëllimi final i të cilit ka të bëjë me hapësirën që do të zërë ndërtesa (fig. 5).Në një instalacion arti, artisti krijon një hapësirë ku të gjitha objektet e vendosura aty kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe spektatori bëhet pjesë e tij duke lëvizur në këtë hapësirë. Në këtë rast nuk kemi një pikë shikimi fikse dhe hapësira shpesh ofron përvoja të pazakonta për spektatorët (fig. 6).Dizenjuesit e modës përballen me probleme të veçanta të përllogaritjeve matematikore, siç është kthimi i një materiali dydimensional, që është pëlhura, në një formë tredimensionale që është veshja me formën e trupit të njeriut, apo në formën e dëshiruar. Veshja me xhubletë, e grave të Malësisë së Madhe, është një shembull i shkëlqyer se si funksionon marrëdhënia midis formës dy- dhe tredimensionale në një veshje (fig. 7, 8). Fig. 5.Fig. 6. Rejçëll Uajterid (Rachel Whiteread), Argjinaturë 2005, Salla e turbinave, Tate Modern, Londër, 14 000 kuti të bardhaFig. 7. Skica e prerjes tregon format dydimensionale të shiritave të prerë të shajakut.Fig. 8. Fotografia e xhubletës tregon qartë formën tredimensionale që krijohet nga bashkimi (qepja) i shiritave të drejtë. 
                                
   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34