Page 31 - Demo
P. 31


                                    29Ky shirit i veçantë është studiuar për herë të parë nga matematikani gjerman Ferdinand Mobius (1790-1864). Shiriti është përdorur si rrip transporti (pasi mënyra e ndërtimit të tij bënte të mundur përdorimin njësoj të të dyja anëve, duke e bërë atë më jetëgjatë), ndërsa në ditët e sotme ky lloj shiriti nuk përdoret më. Në ditët e sotme shiritat mobius përdoren kryesisht në art. Shembull i kësaj është grafika e artistit M. K. Esher (fig. 9) dhe vepra “Shiriti pa fund” e artistit Maks Bill (fig. 10).Karakteristikë e këtij shiriti është se nuk mund të dallohet sipërfaqja e brendshme nga ajo e jashtme. Realizo edhe ti një shirit mobius për një funksion të caktuar, duke përdorur materiale të ndryshme. Në shembujt e dhënë mund të shohësh përdorime të ndryshme të shiritit mobius (fig. 11, 12). Fig. 9. M. K. Esher, “Shiriti mobius II”, 1963, ksilografiFig. 11. Projekti i një vile sipas shiritit mobiusFig. 12. Karrige e realizuar nga arkitekti Luis Pereira Migel (Luis Pereira Miguel) për BenetonFig. cFig. aFig. bFig. 10. Maks Bill (Max Bill) (1908-1994), “Shiriti pa fund Versioni IV”, 1961-1962, granitNdiq hapat se si krijohet një mobius: Merr një shirit letre dhe vendose horizontalisht.  Vendos numrat në këndet e shiritit si në figurën a.  Rrotulloje në të kundërt në pjesën e mesit (fig.b). Bashko cepat së bashku për të krijuar një unazë (fig.c). MATERIALET: shirit letre, gërshërë, ngjitës.(P.s: Materialin për mobiusin tënd përzgjidhe në funksion të idesë.)VEPRIMTARIShiriti i Mobius
                                
   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35