Page 33 - Demo
P. 33


                                    31Fig. 5. Andre Derë (Andre Derain), “Ura në Uestminster”, 1906, vaj në kanavacëFig. 3 Rembrand Van Rijn, “Autoportret në moshë të re”, 1628, vaj në kanavacëKontrasti midis toneve bardhezi të ngjyraveKontrasti i parë midis të çelurës dhe të errëtës që na vjen menjëherë në mendje është ai midis të bardhës e të zezës. Një efekt i njëjtë mund të realizohet edhe me ngjyrat, duke u kujdesur që të përdoren një numër i kufizuar ngjyrash. Rembrandi e ka krijuar autoportretin e tij në një dritë të fortë që bie diagonalisht mbi një pjesë të qafës, të veshit dhe të faqes dhe krijon kontraste të forta të bardhë e zisë së ngjyrës me pjesën në hije (fig. 3).Fig.4. Klod Monet (Claude Monet), “Pallati i Dukës” Venecia, 1908, vaj në kanavacëKontrasti i ngjyrave të ngrohta dhe të ftohtaKy lloj kontrasti, veçanërisht në pikturën e peizazhit dhe atë impresioniste krijon një atmosferë të pasur me kontraste ngjyrash. Në këtë pikturë Klod Monet ndërthur reflekset e diellit në ngjyrë të ngrohtë me ngjyrat e qiellit dhe të detit, duke krijuar një efekt të fortë mbresëlënës (fig. 4). Kontrasti i ngjyrave plotësueseNgjyrat plotësuese (komplementare) qëndrojnë përballë njëra-tjetrës në rrethin e ngjyrave. Kombinimi i dy ngjyrave plotësuese ka një efekt të fortë kontrasti, i cili thekson forcën e ngjyrave. Veprat e artistit Andre Derë (1880-1954) karakterizohen nga përdorimi i ngjyrave të forta si në figurën 5 ku jeshilja me të kuqen dhe portokallia me blunë, si ngjyra plotësuese krijojnë një kontrast mjaft të fuqishëm. Në këtë rast artisti nuk pasqyron ngjyrat reale të natyrës, por shpreh emocionet e tij (fig. 5). Fig. 6.Pablo Pikaso, “Vakti i njeriut të verbër”, 1903Ngjyra mbizotëruese Në pikturën e periudhës blu të Pikasos, mbizotëron ngjyra blu, të cilën duke u bazuar në psikologjinë e ngjyrës e quajmë ngjyrë të ftohtë. Ngjyrat e ngrohta në pjesën e dritës e theksojnë më tepër ngjyrën mbizotëruese e njëkohësisht krijojnë një efekt psikologjik ngrohtësie (fig. 6). 
                                
   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37