Page 34 - Demo
P. 34
32Fig. 8. Ndërtesë, Fshati Tiebele, në jug të Burkina Fasos në Afrikë Fig. 9. Qendra artistike kulturore \Fig. 10. Aleksandër Kalder (Alexander Calder), “Flamingo”, 1974, Çikagoqendra e madhe artistike kulturore Pompidu, në zemër të Parisit (fig. 9). Ngjyrat e ndritshme të “skeletit të jashtëm” janë ngjyra të koduara të sistemit të tij mekanik: tubat blu janë për kontrollin e ajrit, jeshilet për sistemin hidraulik, tubat e verdhë për rrymën elektrike, kurse tubat e kuq shërbejnë për zjarrfikëset. Në skulpturën “Flamingo” të Aleksandër Kalder, ngjyra e ndritshme nxjerr në pah karakteristikat dinamike nëpërmjet kontrastit me sfondin e errët të blloqeve të ndërtesave që e rrethojnë (fig. 10).Fig. 7. Pablo Pikaso, “Portret i djalit të ri”, 1905, guashPortreti i djalit të ri, ku mbizotëron ngjyra rozë, i përket periudhës rozë të veprimtarisë artistike të Pikasos (fig. 7).Ngjyra në skulpturë dhe arkitekturëJemi mësuar të mendojmë për arkitekturën dhe skulpturën si shprehje artistike njëngjyrëshe. Nëse kujtojmë periudhën e Egjiptit antik, muret, dyshemetë, dritaret, tavanet, kolonat, dekorimet dhe skulpturat ishin të ngjyrosura. Fshati Tiebele, në jug të Burkina Fasos në Afrikë, është i njohur për traditën shumë interesante të arkitekturës dhe të zbukurimit të mureve të shtëpive të tyre. Kjo praktikë e vjetër si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë së tyre kulturore, e cila daton që në shek. XVI, realizohet nga gratë e këtij komuniteti (fig. 8). Nga fundi i shek. XX, prirja ndaj ngjyrës në skulpturë dhe arkitekturë, e cila ishte zbehur me kalimin e kohës, u rrit si një përgjigje e të ashtuquajturës linjë funksionale, që parapëlqente aspektin praktik të një ndërtese më tepër sesa ornamentet e zbukurimet e saj. Një shembull i përdorimit të ngjyrës në arkitekturë është

