Page 35 - Demo
P. 35
33Fig. 11.Klod Monet, “Katedralja Ruen në kohë të vrenjtur”, 1894, vaj në kanavacëFig. 12.Klod Monet, “Katedralja Ruen në mëngjes”, 1894, vaj në kanavacëFig. 14. Paolo Monti, “Procida”, fotografi, 1968Fig. 15. Fig. 16. Fig. 13. Klod Monet, “Katedralja në mesditë 1894”, vaj në kanavacëVëzhgo si ndryshojnë raportet e ngjyrave në tri imazhet që paraqesin katedralen në tri momente të ndryshme atmosferike. VEPRIMTARI Ide për të krijuarKlod Monet ishte një nga piktorët që krijuan lëvizjen artistike të quajtur impresionizëm. Moneti ishte i interesuar kryesisht për efektin e dritës mbi subjektet që ai pikturonte. Ai ka pikturuar shpesh të njëjtën skenë nën ndriçime dhe kushte atmosferike të ndryshme. Katedralja Ruen ishte një nga subjektet që ai pikturoi në një seri (fig. 11, 12, 13).Përzgjidh një imazh fotografik si në shembullin e dhënë. Rikrijoje këtë imazh nëpërmjet siluetave si në formë ashtu edhe në dritëhije. Përdor raporte të ndryshme ngjyrash për secilin imazh duke zgjedhur teknikën sipas dëshirës. Realizo dy ose tri të tilla dhe krahasoji me njëra-tjetrën (fig. 14, 15, 16).

