Page 36 - Demo
P. 36
34Ngjyra është një nga elementet më të dallueshme dhe më të përdorura të gjuhës pamore, pasi mund të komunikojë në mënyrë më të shpejtë informacione që mund të kuptohen pa shpjegime të tjera.Fig. 2. Veshje e priftërinjve budistë Fig. 3. Nuse me veshje tradicionale kinezeFig. 4. Fisi Mursi EtiopiVëzhgojmëNgjyra si simbolNë kultura të ndryshme ngjyra merr simbolika të ndryshme. Për shembull, në Lindjen e Largët, ngjyra portokalli është simbol i paqes dhe i meditimit. Priftërinjtë budistë e kanë veshjen me këtë ngjyrë (fig. 2). Ngjyra e kuqe është çmuar që në kohët e antikitetit dhe është lidhur gjithmonë me pushtetin. Veshjet me ngjyrë të kuqe ishin të paracaktuara për perandorin dhe për shtresat e pasura të shoqërisë. Në kulturën kineze, ngjyra e kuqe simbolizon fatin e mirë dhe lumturinë (fig. 3). Ngjyra e bardhë në disa kultura simbolizon pastërtinë dhe paqen. Në perëndim nusja vishet me të bardha, ndërsa te disa popuj simbolizon vdekjen (fig. 4).Ngjyra në jetën e përditshme Në jetën e përditshme shpesh përdorim ngjyrën e objekteve për të komunikuar një mesazh dhe për të shprehur emocione: një tufë me lule të kuqe për ditëlindjen e nënës; një palë papuçe blu për lindjen e një djali; një shall kuq e zi për të ndjekur skuadrën tonë kombëtare etj. Në shoqëri, ngjyra ka rëndësi të madhe, pasi shërben për të komunikuar mesazhe në situata të ndryshme, duke përdorur norma dhe kode që janë të njohura ndërkombëtarisht. MËSIMI 5Vlera simbolike e ngjyrësFig.1. Kazimir Maleviç (Kazimir Malevich) (1887-1935), “E bardhë mbi të bardhë”, 1918, vaj në kanavacë.Në vitin 1915, artisti rus Kazimir Maleviç zhvilloi stilin gjeometrik të artit abstrakt, të cilin ai e quajti suprematizëm. Ai besonte që format e pastra abstrakte kishin një fuqi shpirtërore dhe në “epërsinë e ndjenjës së pastër”, prandaj ngjyrë më të pastër për ta treguar këtë nuk ka.

