Page 37 - Demo
P. 37
35Për shembull, nëse jemi duke kaluar në një kryqëzim të rrezikshëm, ngjyrat e semaforit janë ato që na udhëzojnë si të kalojmë të sigurt në anën tjetër etj. (fig. 5). Taksitë me ngjyrë të verdhë, janë të dallueshme nga mjetet e tjera të transportit (fig. 6). Ngjyra na orienton, nëse një ushqim është i freskët ose jo (fig. 7).Përveç funksionit për të dalluar, ngjyra ka edhe funksionin për të zbukuruar objektet. Do të ishte e pamundur të jetonim në një botë pa ngjyra.Fig. 5. Fig. 6. Fig. 7. Psikologjia e ngjyrësËshtë vënë re në mënyrë shkencore që ngjyra të ndryshme krijojnë te njeriu emocione të forta. Ngjyrat shprehin personalitetin e atyre që i zgjedhin për t’u veshur, në mobilimin e shtëpisë etj. Kandinskij u vendosi ngjyrave disa cilësi ndjeshmërie, për shembull: bluja shoqërohet me ndjesinë shpirtërore të qetësisë; e kuqja tregon forcë, pasion dhe provokon shqetësim; e verdha sugjeron lëvizjen dhe gjallërinë; ngjyrat e ngrohta dhe të ftohta krijojnë përkatësisht ndjesinë e afrimit ose të largimit për spektatorin. ngjyrat dytësore, e verdha, portokallia dhe lejlaja, cilësitë shprehëse i marrin nga ngjyrat parësore prej të cilave përbëhen.Ngjyra si komunikim në prodhimin industrialMë lart pamë që me kalimin e kohës ngjyrat kanë marrë kuptime të veçanta dhe që shpesh i lidhim edhe me gjendje të ndryshme shpirtërore, si në rastin e psikologjisë së ngjyrës. Pikërisht këto aspekte të ngjyrës mbahen parasysh në realizimin e reklamave. Çdo lloj produkti shoqërohet me një ngjyrë përkatëse në përshtatje me publikun që i drejtohet. Edhe një objekt i njëjtë mund të përcjellë ide të ndryshme në varësi të ngjyrës së përdorur (fig.10, 11). Edhe në objektet e prodhimit industrial ngjyra ka një rol shumë të rëndësishëm, pikërisht për këtë ndikim që ka në perceptimin tonë. Kur drejtohemi nëpër qendra tregtare për të blerë produkte të tilla si veshje, çanta, objekte për shtëpinë etj., gjëja e parë që na tërheq është ngjyra.Përzgjedhja e ngjyrave të përshtatshme për këto objekte industriale përbën shpesh edhe çelësin e suksesit të shitjeve të tyre.Fig. 8. Fig. 9. Po të vërejmë se si vishen biznesmenët, ushtarakët, të rinjtë që shkojnë në festa, sportistët, politikanët etj., do të kuptojmë se ngjyrat tregojnë shumë për personalitetin e tyre. Ngjyrat kanë vlerë psikologjike, çka do të thotë se prej traditës apo prej përvojës, u kemi dhënë atyre një kuptim që ka lidhje me ndjesitë dhe me njohuritë tona. P. sh., imagjino sikur të sjellin dy pjata me ushqim (fig. 8, 9). Cilën nga pjatat do të zgjidhje edhe pse bëhet fjalë për të njëjtin ushqim, por me ngjyrë të ndryshme?Fig. 10. Shall me ngjyrat e flamurit tonë kombëtarFig. 11. Shall me ngjyrat e flamurit italian

