Page 39 - Demo
P. 39
37MËSIMI 6TeksturaFig. 1. David Hokni (David Hockney), “Spërkatja e madhe”, 1967, akrilik në kanavacë Tekstura është një nga elementet që karakterizojnë dhe dallojnë stilin e një artisti. Ajo në një vepër arti realizohet në dy mënyra të ndryshme: nëpërmjet përzgjedhjes së materialit dhe mënyrës së përpunimit të tij.VëzhgojmëLlojet e teksturave si karakteristikë e stilit të artistitTekstura optike në pikturëDisa piktura, kur i prekim me dorë kanë sipërfaqe të lëmuar, por dallimi midis sipërfaqeve të ndryshme është i dukshëm nga mënyra se si artisti i ka pikturuar. Në këtë rast artisti përdor teksturë artificiale (optike). Në pikturën e Ingres “Princesha e Albert de Brolie”,edhe pse ajo është e lëmuar në të gjithë sipërfaqen e saj, ne arrijmë të kuptojmë dallimin midis teksturave të ndryshme. Ne ndiejmë fëshfëritjen e taftasë, butësinë e flokëve dhe të pendëve, lëkurën e lëmuar, zhubravitjen e tylit (fig. 2). Fig.2. Zhan August Dominik Ingres (Jean Auguste Dominique Ingres) (1780-1867), “Princesha e Albert de Brolie”, 1853, vaj në kanavacëCilësia e përkohshme e spërkatjes bëhet e dukshme me sy të lirë vetëm kur ajo është e ngrirë në një fotografi. David Hokni përdori metoda të ndryshme për të pasqyruar këtë cilësi të ujit. Ai fillimisht mendoi të krijojë një spërkatje të vërtetë duke hedhur bojë të lëngshme mbi kanavacë, por vendosi se do të ishte më interesante, nëse e pikturonte formën e saj të saktë me dorë.Gjatë shekujve, arkitektët i kanë veshur muret e ndërtesave me materiale të tilla si guri, mermeri, xhami, çeliku. Këto materiale të trajtuara në mënyrën e duhur krijojnë efekte të ndryshme të dritëhijes gjatë orëve të ditës. Shumë piktorë kanë riprodhuar në mënyrë besnike llojet e ndryshme të teksturave. Piktorë të epokës sonë kanë krijuar teksturë të prekshme në veprat e tyre nëpërmjet mënyrës së përpunimit të materialeve, duke ia lënë si detyrë spektatorit të interpretojë domethënien.

