Page 41 - Demo
P. 41


                                    39Fig. 6. Pallati Mediçi, Firence, 1444Fig. 8. E. Mirales (E. Miralles) – B. Taliabue (B. Tagliabue), Pavioni spanjoll në ekspo 2010 Shangai, KinëFig. 7. Ndërtesë,\Tianjin, KinëTekstura në arkitekturëNë arkitekturë, cilësia e sipërfaqes varet tërësisht nga materialet ose nga elementet grafike që nxjerrin në pah strukturën e formës (përsëritja e dritareve, e kolonave, e paneleve etj.). Në disa raste tekstura është elementi që i jep karakter ndërtesës, p.sh.: Pallati Mediçi, i cili reflekton parimet e arkitekturës së Rilindjes, përbëhet nga tri nivele të shkallëzuara të cilësisë së teksturës. Ajo fillon në katin e parë me gurë të mëdhenj të gdhendur dhe përfundon në katin e tretë me një mur prej guri më të vogël e të lëmuar dhe me kapitelet poshtë çatisë që krijojnë një bordurë të dhëmbëzuar. Tekstura e ndërtesës pasurohet me përsëritjen e dritareve në formën e një ritmi të rregullt (fig. 6). Tekstura e ndërtesës në fig. 7 është elementi më i rëndësishëm arkitektonik. Kjo lloj teksture me format gjeometrike si të hojeve të bletës mbulon të gjithë ndërtesën, duke i dhënë asaj një pamje ndryshe nga ndërtesat përreth. Ndërtesa e pavijonit spanjoll ka një teksturë të veçantë dhe krijon idenë e lëvizjes së dallgëve. Mënyra se si janë vendosur shtresat, ngjyra specifike dhe tekstura e secilës prej tyre të krijon idenë e një guaske gjigante (fig. 8). Tekstura si komunikim dhe si udhërrëfyeseKur udhëtojmë me makinë ose kur ecim në trotuar kuptojmë ndjesinë e teksturës së përdorur si një sinjalizim për të pasur kujdes. Trajtimi i veçantë që i bëhet sipërfaqes së asfaltit të rrugëve pranë zonave të banuara, përdoret si sinjal horizontal për të ulur shpejtësinë (fig. 9). Në trotuaret e këmbësorëve përdoren pllaka me teksturë për t’i dalluar ato nga asfalti i makinave. Një sistem i shtrimit të pllakave me teksturë për njerëzit që nuk shohin, përbëhet “nga një gramatikë teksturore” që përfshin kode me reliev të veçantë që të mund të ndjehen poshtë këmbës. Ato shërbejnë si orientim për njohjen e pengesave dhe të vendeve të rrezikshme (fig. 10, 11). Fig. 9 Fig. 10 Fig. 11
                                
   35   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45