Page 44 - Demo
P. 44
42Një mënyrë tjetër interesante e paraqitjes së hapësirës në artin egjiptian është edhe përdorimi i “syve të zogut” si në rastin e kopshtit në figurën 4. Planimetria e kopshtit shihet nga lart, ndërsa pemët dhe objektet brenda ujit paraqiten si të jenë përballë me shikuesin. Fig. 4. Kopshti, afresk nga varri i NebamunFig. 5. Dhoma e maskave, afresk, shek. I e.r., RomëFig. 6. Pikturë bizantine, 1497Hapësira në pikturën romakeNë pikturën romake përdoreshin dekore me hapësira arkitektonike nëpër muret e vilave, në të cilat krijohet ideja e thellësisë. Vijat që shkojnë në thellësi, bashkohen në një aks vertikal të simetrisë në një formë perspektive të quajtur “kurrizi i peshkut” (fig. 5).Perspektiva lineareMazaço i aplikoi saktë rregullat e perspektivës në pikturën e tij, në fillim të shek. XV, duke krijuar një kryevepër të artit të Rilindjes italiane (fig. 7). Piero dela Françeska bëri edhe studime teorike mbi perspektivën (fig. 8). Pas kërkimeve dhe përvojave në periudhën e Rilindjes kodi i perspektivës në artin figurativ filloi të aplikohej gjerësisht, sidomos në paraqitjen e hapësirave arkitektonike.Fig. 7. Mazaço (Masaccio), “Trinia”, 1425Fig. 8. Piero dela Françeska (Piero della Francesca), “Lajmi”, 1470Hapësira në pikturën bizantineNë periudhën bizantine dhe në mesjetën e vonë paraqitja e hapësirës kthehet në një mjet për të dhënë një mesazh. “Hapësira reale i përket një bote të përkohshme dhe ajo që vërtet ka rëndësi, bota shpirtërore, ekziston në një hapësirë pa dimensione”. Në imazhet ikonografike rikthehen mbivendosja e figurave dhe rrafshimi i imazhit (fig. 6).

