Page 45 - Demo
P. 45


                                    43Fig. 9. Leonardo Da Vinçi, “Madona e shkëmbinjve”, 1484, teknikë vajiFig. 10. Pablo Pikaso, “Violina dhe rrushi”, 1912, vaj në kanavacëFig. 11. David Hokni, Skenë: Opera “Turandot”Perspektiva ajroreLeonardo da Vinçi, rregullave të perspektivës lineare që parashikojnë zvogëlimin e vazhdueshëm të objekteve drejt pikës së ikjes, i shtoi të ashtuquajturën “perspektiva atmosferike” që siguron zbehjen e ngjyrave dhe sfumimin e kontureve të objekteve në largësi (fig. 9). Hapësira në pikturën kubisteKubizmi, lëvizje artistike në fillim të shek. XX, revolucionarizoi mënyrën e paraqitjes së hapësirës, duke hequr dorë nga rregullat e perspektivës të përdorura nga artistët e Rilindjes.Vëzhgojmë veprën e Pikasos “Violina dhe rrushi”: Violina shfaqet si e copëzuar dhe e bashkuar sërish, por jo me domosdoshmëri si në formën e saj origjinale. Njëkohësisht shohim jo vetëm pjesën e saj të përparme, por edhe pjesën nga mbrapa, anash etj. Pra, violinën e shohim jo vetëm nga një pikë shikimi, ashtu siç do ta shihnim në realitet, por nga disa pika shikimi. Sipas kubistëve, çdo objekt mund të shihet nga shumë pika shikimi dhe detyra e artistit është tʼi paraqesë njëherësh këto pika shikimi (fig. 10).Iluzioni i hapësirës në teatërPërdorimi i perspektivës lineare është thelbësore për skenën në teatër. Hapësira iluzionare e teatrit, përpara ose brenda së cilës zhvillohet ngjarja, quhet skenografi. Skena e imagjinuar projektohet nga skenografët përmes vizatimeve perspektive dhe boceteve. Më pas teknikët e realizojnë në hapësirën reale tredimensionale të skenës. Pjesa ballore shpesh është një telajo e pikturuar në mënyrë iluzionare. Elementet e paraqitura aty duhet të krijojnë efektin e thellësisë në sytë e spektatorit (fig. 11). 
                                
   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49