Page 46 - Demo
P. 46


                                    44Projeksioni metrikProjeksioni metrik është një metodë e thjeshtë e vizatimit të objekteve për t’i dhënë atyre pamjen tredimensionale (fig. 12). Kjo mënyrë e paraqitjes së objekteve në hapësirë, i përdor vijat paralele ndryshe nga perspektiva lineare, e cila i çon ato në bashkimin drejt pikës së ikjes (fig. 13).Fig. 12. Projeksioni metrikFig. 13. Perspektiva lineareFig. 14. David Hokni, “Autoportret me kitarën blu”, 1977, vaj në kanavacëFig.15. Xhorxh Hardi (George Hardie), “I njëjti dallim”, 2001, litografiFig. 16.Projekt nga Kazamusa Jamashita (Kazumasa Yamashita), “Shtëpia fytyrë”, 1975Kjo metodë e paraqitjes së objekteve në hapësirë përdoret sot më shumë nga dizenjuesit interiorë dhe arkitektët. Vëzhgo shembujt e përdorimit të projeksionit metrik. Hokni ka përdorur projeksionin metrik, i cili është i dukshëm në përdorimin e vijave paralele të tavolinës, qilimit dhe rrethi i ndenjëses së karriges paraqitet në formë elipsi (fig. 14). Xhorxh Hardi është një dizenjues grafik dhe ilustrator që shpesh përdor projeksionin metrik në punën e tij, e cila theksohet nga ngjyrat e sheshta. Në grafikën e tij ai përdor planet afër dhe larg të vendosjes së objekteve dhe raporti i përmasave të tyre (gjerësi, lartësi, thellësi) është real (fig. 15). Në projektin e arkitektit japonez duket qartë përdorimi i projeksionit metrik (fig. 16).Realizo edhe ti një natyrë të qetë, një brendi ose një ndërtesë nëpërmjet projeksionit metrik duke pasur parasysh raportin real tredimensional të objekteve që do të paraqesësh. VEPRIMTARIIde për të krijuar MATERIALE: letër, laps, lapsa me ngjyra, tempera ose flamastera.
                                
   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50